Konjufca: Walker ishte zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën
Rajoni dhe Politika

Konjufca: Walker ishte zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën

14.Jan.2020 21:51
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në vendin tonë në vizitën e tij të përvitshme në kujtim të masakrës së Reçakut. 

Kryeparlamentari falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm.

vlerësoi se ambasadori Walker, ashtu siç ishte dikur zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën, sot vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i zërave për vënien në vend të drejtësisë për masakrën e Reçakut dhe masakrat e shumta të kryera nga shteti serb.

Kryeparlamentari dhe ish-ambasadori diskutuan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat që atë e presin në të ardhmen.

Koment: Pse po sulmon median shqipe “Pretendenti” nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration