Konfirmohen 4 raste me coronavirus në Serbi
Rajoni dhe Politika

Konfirmohen 4 raste me coronavirus në Serbi

10.Mar.2020 10:58
0

Numri total i të prekurve me coronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të infektuarve, kështu që numri total shkon në katër. 

Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative.

Kujtojmë që dje është konfirmuar rasti i dytë me coronavirus në Serbi, kësaj here bëhet fjalë për një shtetas kinez. Ai është dërguar në klinikën infektive dhe gjendja e tij aktualisht është stabile.

Telegraf.rs thotë se shtetasi kinez i infektuar me coronavirus punon në kompaninë kineze që prodhon telefona, kurse personi i dytë është një biznesmen.

Rasti i parë me cornavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica, ku burri me inicialet I.XH. ka rezultuar pozitiv në testet e bëra.

Liverpooli i papërsosur i jep shpresë Atleticos
Pamje që tregojnë më së miri si përhapet coronavirusi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration