Komisioneri evropian, Varhelyi: Ballkani Perëndimor duhet të ketë qasje më të shpejtë ndaj vaksinës
Rajoni dhe Politika

Komisioneri evropian, Varhelyi: Ballkani Perëndimor duhet të ketë qasje më të shpejtë ndaj vaksinës

25.Jan.2021 14:21
0

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se Bashkimi  Europian qëndron krah partnerëve në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër covid-19. Varhelyi pohon se në takimin e Këshillit Europian kishte theksuar nevojën për t’i mundësuar qasje më të shpejtë ndaj vaksinës, vendeve të rajonit. 

Mënyra e shpërndarjes së vaksinave është kritikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, në disa raste. Për këtë reagim ambasada franceze dërgoi një notë proteste, ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh i habitur.

Ndërkohë, Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit me disa qindra doza, të cilat u janë administruar mjekëve dhe personelit shëndetësor në spitalet Covid. Ndërkohë në  javët dhe muajt në vazhdim priten dosa të tjera. Rama deklaroi në 1 janar se ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer për 500 mijë doza, ndërsa vendi gjithashtu është pjesë e nismës Covax për sigurimin e dozave të mjaftueshme për vaksinim masiv.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Tri opsione për arritjen e kompromisit Kosovë-Serbi
Sa shqiptarë jetojnë në Medvegjë sipas presidentit Aleksandër Vuçiq?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration