Komisioneri i MLS, Garber: Ibrahimovic do të kalojë te Milani
Sport

Komisioneri i MLS, Garber: Ibrahimovic do të kalojë te Milani

08.Nov.2019 08:27
0

Komisioneri i MLS, Don Garber pretendon se sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic do të kalojë te Milan, duke u kthyer në Serie A.

Kontrata e suedezit me LA Galaxy është deri në dhjetor dhe ai tashmë ka lënë të kuptohet se është i interesuar për një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Juventusin, Interin dhe Milanin.

Bologna konfirmoi se ata janë në negociata me Ibrën, por në një zhvillim befasues, Komisioneri i MLS Garber i tha ESPN se ai është gjithashtu në bisedime me klubin e tij të vjetër.

“Ai është një djalë 38-vjeçar dhe tani do të rekrutohet nga AC Milan, një nga klubet më të mira në botë”.

“Ai është emocionues brenda dhe jashtë fushës. Unë do të doja ta shikoja përsëri, por kjo duhet të varet nga LA Galaxy”, ka thënë ai.

Celtic “trondit” sërish Lazion, kualifikohen Sevilla e Basel
Nuk kanë vend as ftohja as gripi – Përse është me rëndësi të fillohet dita me pijen aloe vera?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration