Kombinimi i fuqishëm me tre përbërës që i pastron arteret, enët e gjakut dhe i largon infeksionet
Trupi dhe shëndeti

Kombinimi i fuqishëm me tre përbërës që i pastron arteret, enët e gjakut dhe i largon infeksionet

07.Oct.2019 14:52
0

Nëse keni probleme me lodhjen dhe qarkullimin e gjakut, atëherë kjo recetë është ideale për ju.

E njëjta vlen edhe për individët që kanë imunitet të dobët apo probleme me enët e gjakut, transmeton Telegrafi.

Kjo pije e mrekullueshme është tejet e fuqishme dhe përbëhet nga tre përbërës – hudhra, xhenxhefili dhe limoni.

Secilin prej përbërësve mund ta gjeni lehtë dhe ka çmim shumë të lirë.

Ekspertët thonë se kombinimi i tyre ka efekte të mahnitshme në shëndetin e përgjithshëm të njeriut, ndërkaq funksionon për mrekulli për trajtimin dhe parandalimin e artereve të bllokuara.

Ky kombinim ndihmon në rregullimin e niveleve të larta të yndyrës në gjak, duke parandaluar bllokadat e përgjithshme, forcimin e sistemit të imunitetit, parandalimin e infeksioneve, pastrimin e mëlçisë, etj.

Përbërësit:

– 4 thelpinj të hudhrës

– 4 limonë

– Xhenxhefil (3-4 centimetra)

– 2 litra ujë

Përgatitja:

Pastroni limonët mirë dhe preni. Qërojeni hudhrën dhe futeni në blender bashkë me limonët e prerë dhe xhenxhefilin derisa të fitoni një lëng.

Produktin e fituar e vendosni në një tenxhere, ia shtoni 2 litra ujë dhe e lini për të vluar. Mos harroni ta përzieni herë pas here.

Posa të vlojë, largojeni tenxheren dhe lëreni të ftohet.

200 ml të pijes së fituar e konsumoni çdo ditë, të paktën 2 orë para shujtave, në stomak të zbrazët.

E tërë terapia zgjatë tri javë dhe përfshin t’i konsumoni 200 ml të këtij ilaçi çdo ditë.

Pastaj i bëni 7 ditë pushim dhe nëse është e nevojshme e përsëritni terapinë.

Për ta përmirësuar shijen, mund t’i shtoni mjaltë organike.

Cikalleshi: Të vazhdojmë me Rejan, në Turqi na kënaq vetëm fitorja
Challandes: Nëse nuk fitojmë me Malin e Zi, me Anglinë kthehet miqësore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration