Koçi zyrtarit serb: Kosova është e pavarur, njohja i kontribuon stabilitetit rajonal
Rajoni dhe Politika

Koçi zyrtarit serb: Kosova është e pavarur, njohja i kontribuon stabilitetit rajonal

11.Sep.2018 01:09
0

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që u mbajt sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

Ai tha se “anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëve
Komuna e Preshevës ndan subvencione për 48 biznese (lista e përfituesve)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration