Klopp zbulon se shpjegimin që ia dha Shaqirit pas zëvendësimit nuk e bën zakonisht për lojtarët tjerë
Sport

Klopp zbulon se shpjegimin që ia dha Shaqirit pas zëvendësimit nuk e bën zakonisht për lojtarët tjerë

11.Sep.2018 09:09
0

Jurgen Klopp ka zbuluar se çfarë bëri për Xherdan Shaqirin pasi e zëvendësoi në pushimin e pjesës së parë ndaj Southamptonit.

Anësori nga Kosova e filloi ndeshjen e tij të parë si startues me Liverpoolin në Ligën Premier dhe arriti të bëjë një paraqitje fantastike.

Ai ishte pjesëmarrës në dy golat e parë të Liverpoolit, por pavarësisht kësaj Jurgen Klopp e zëvendësoi.

Trajneri gjerman pas ndeshjes tha se ky zëvendësim ishte për arsye taktike dhe jo se Shaqiri ishte i lënduar, por ai shtoi si i ka kërkuar falje lojtarit dhe se kjo është një gjë që shumë rrallë e bën.

“Për të qenë i sinqertë nuk ishte e lehtë. Ndonjëherë është puna ime të japi lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com.

“Kjo ishte ajo që ndodhi në pjesën e parë. Ai është një djalë fantastik, ia shpjegova situatën dhe nuk ka ndonjë problem”.

“Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet, por mendova se kësaj radhe është e arsyeshme”.

“Është diçka e mirë që e kemi atë, gjuajta e lirë ishte diçka e madhe. Si lojtar i ri zakonisht ke vështirësi, por ai jo. Ai ka provuar gjithçka”.

“I vetmi problem ishte mbrojtja. Sulmi ishte mirë, por mendova se duhet të bënim më shumë në mbrojtje. Ai bëri mirë dhe më pëlqeu”, ka shtuar Klopp.

Murati: Shqiptarët e Luginës 100% janë për bashkim me Kosovën
Japonia krijon moment historik, zbarkon dy robotë në një asteroid
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration