Klopp: Skuadrat e mëdha qëndrojnë së bashku
Sport

Klopp: Skuadrat e mëdha qëndrojnë së bashku

09.Aug.2019 09:53
0

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka mbrojtur vendimin e klubit të tij për të mos qenë aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke thënë se ekipet e mëdha preferojnë stabilitet para transferimeve të reja.

Lojtarët e vetëm të ri në skuadrën e Jurgen Kloppit për sezonin e ri janë adoleshentët, Sepp van den Berg dhe Harvey Elliot, dhe portierin rezervë Adrian. Trajneri gjerman vendosi t’u besojë djemve që ia fituan atij titullin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Trajneri gjerman ka thënë se paraqitja në Community Shield fundjavën e kaluar – kur Liverpooli humbi në gjuajtje të penalltive ndaj Manchester Cityt pasi që koha e rregullt përfundoi me barazim 1:1 – ishte dëshmi se skuadra e tij është e gatshme të sfidojë në Premierligë dhe Evropë sezonin e ri.

“Skuadra e mëdha të së kaluarës – dhe unë nuk po them se ne jemi skuadër e madhe tani, kjo do të vendoset brenda dy-tri vjetëve të ardhshme – ata qëndrojnë së bashku për një numër të viteve”, ka thënë Klopp, para ndeshjes hapëse të sezonit të ri të Premierligës, kundër Norwichit, të premten në orën 21:00.

“Ata nuk kanë nevojë për shumë ndryshime. Nuk po e krahasoj skuadrën time me atë të Barcelonës para pesë, gjashtë ato shtatë vjetëve më parë, por ata qëndruan bashkë. Një lojtar i ri erdhi dhe e pati të vështirë sepse e njëjta skuadër luante sërish”.

“Manchester Unitedi e pati skuadrën e 92-tës. Sa gjatë qëndruan ata bashkë? Ata ndryshuan pak kur Eric Cantona u vjetrua dhe e sollën Ruud van Nistelrooyin apo dikë tjetër. Skuadra nuk ndryshohet plotësisht”.

“Ne jemi një skuadër e mirë në një ligë shumë të vështirë me shumë garues të uritur për ta marrë pozitën tonë. Askush nuk e di se si do të duket liga në fund, por e diela dëshmoi se ne do të jemi të mirë”.

Kosovë : Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë
Ministri Ruzhiq reagon ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar: Politikë kundër interesave shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration