Klopp: Më mirë ta kem Milnerin në skuadër se sa David Silvan dhe De Bruynen
Sport

Klopp: Më mirë ta kem Milnerin në skuadër se sa David Silvan dhe De Bruynen

16.Sep.2018 21:09
0

Liverpooli do të përballet me Manchester Cityn në derbin e javës së tetë në kampionatin anglez.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë me pikë të barabarta, pasi pas shtatë xhirove kanë grumbulluar nga 19 pikë.

 

Liverpool dhe City kanë krijuar një rivalitet të bukur që nga viti i kaluar dhe po vazhdon edhe këtë edicion.

 

(Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i The Reds, Jurgen Klopp ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Ai ndër tjera ka thënë duke qeshur se për të është më mirë që ka në skuadër James Milnerin se sa Kevin De Bruynen e David Silvën.

“Është më mirë ta kesh në skuadër Milnerin se sa De Bruynen e David Silvën”, tha Klopp duke qeshur.

Por mediat angleze kanë shkruar se gjermani këtë deklaratë e ka dhënë me ironi pasi për të vlen më shumë Milner se dy yjet e Cityt.

 

Ndër tjera trajneri gjerman deklaroi se synimi i tij është të vazhdoj pa humbje edhe pas javës së tetë. /Telegrafi/

 

Libri i Elidor Mëhillit mbi Shqipërinë fiton dy çmime prestigjioze në SHBA
Kosova nuk rrezikohet ushtarakisht nga Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration