Kjo është koha e duhur të merrni vaksinën kundër gripit
Trupi dhe shëndeti

Kjo është koha e duhur të merrni vaksinën kundër gripit

02.Oct.2019 14:56
0

Sezoni i gripit pothuajse ka arritur dhe jemi të sigurt që nuk dëshironi që ditët e çmueshme të pushimit t’i shpenzoni i sëmurë në krevat.

Prandaj me siguri pyesni kur është koha e duhur që të merrni vaksinën.

Vaksina kundër gripit ndihmon që në ne të mos veprojnë viruset e rrezikshme.

Edhe pse ekspertët nuk munden me siguri njëqind për qind të parashikojnë kur do të jetë rreziku më i madh dhe kur saktësisht do të fillojë sezoni i gripit, Qendra për kontroll dhe preventivë propozon që të marrim vaksinën nga fundi i tetorit. Ose atëherë ose sapo vaksina të arrijë në barnatore dhe spitale.

Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.

Nevojiten disa javë që të arrini imunitetin, andaj këshillohet që ta merrni më herët, para se të fillojë sezoni i gripit.

Zakonisht janë të nevojshme dy javë pasi të merrni vaksinën që të krijohen antitrupa të cilët do të luftojnë kundër gripit.

Nëse i jeni ekspozuar gripit para ose menjëherë pas vaksinës, është e mundshme që do të sëmureni madje edhe nëse merrni vaksinën.

Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah. Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit.

Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipi e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.

Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të veprojë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.

Wenger, “lodhet” nga pushimi: S’jetoj dot me idenë se nuk do të drejtoj më
Përkthehet në shqip kryevepra e nobelistit ishiguro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration