KIPRED: S’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi para vitit 2023
Rajoni dhe Politika

KIPRED: S’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi para vitit 2023

26.Feb.2021 19:37
0

"Kosova nuk bën të paraqitet si një palë që nuk e do dialogun, por duhet t’u tregojë të tjerëve se Serbia është ajo që do ta bllokojë atë”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave kosovare (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se Kosova nuk bën ta paraqesë veten si një palë që nuk e do dialogun me Serbinë.

Megjithatë, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk pret se do të ketë marrëveshje para vitit 2023.

“Nuk pres se do të ketë ndonjë zhvillim interesant gjatë këtij viti në lidhje me dialogun. SHBA-të e kanë objektivin e qartë se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke, por nuk besoj se Miroslav Lajçak do të jetë personi që do ta udhëheqë këtë dialog sepse fjalën kryesore do ta kenë vendet kyçe të BE-së”.

 

“Lajçak e ka humbur autoritetin – ai edhe më herët e pati bërë një gafë të madhe në Beograd kur pati thënë se kushtetua nuk është bibël që mos të ndërrohet”.

 

Sipas tij, Lajçak duhet pritur dhe duhet t’i thuhen mesazhet e Kosovës se qëndrimet e tij janë të papranueshme.

“Mendoj se Albin Kurti ka një luks prej gjashtë deri në nëntë muaj sa i përket negociatave dhe ai duhet të përgatitet për këtë gjë”.

“Nuk mendoj se Serbia ka interes për dialog, por do të mundohet të paraqitet kooperative. Kosova nuk bën ta paraqesë veten si një palë që nuk e do dialogun, por duhet t’u tregojë të tjerëve se Serbia është ajo që do ta bllokojë dialogun”.

“Unë besoj se ata do të bisedojnë, por marrëveshje para vitit 2023 shans s’do të kemi që të arrihet”.

Komuna e Bujanocit thirrje publike për praktikë profesionale (apliko)
ADSH dorëzon listën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration