Kina ka vendosur çipe përgjimi në serverët e Apple dhe Amazon thotë Bloomberg
Shkencë dhe teknologji

Kina ka vendosur çipe përgjimi në serverët e Apple dhe Amazon thotë Bloomberg

16.Sep.2018 21:09
0

Sipas Bloomberg Kina ka synuar të vidhte jo vetëm sekrete tregtare nga Amerikanët por edhe ti përgjojë ata.

Bloomberg lëshoi ditën e sotme një bombë mediatike kur raportoi se qeveria Kineze ka hakuar kompanitë Amerikane prej vitesh në një mënyrë spektakolare: duke vendosur çipe të vogla brenda kompjuterëve në prodhuar në Kinë.

Raporti sugjeron se qindra mijëra serverë të kompromentuar janë shitur nga Supermicro një prej furnizuesve kryesorë të qendrave të të dhënave të Apple dhe Amazon.

Sipas raportit agjentët Kinezë kanë zhvilluar çipe në madhësinë e një maje lapsi të cilët mund të vendosen në motherboardet e kompjuterëve me memorien, rrjetin dhe procesorin e tyre.

Sipas Bloomberg Kina ka synuar të vidhte jo vetëm sekrete tregtare nga Amerikanët por edhe ti përgjojë ata.

Në shënjestër të këtij sulmin kanë qenë rrjetet qeveritare dhe korporatave dhe jo konsumatorët.

Dëmi është i pallogaritshëm dhe të paktën 30 kompani Amerikane kanë përdorur serverët e Supermicro.

Hetimet kanë filluar prej vitesh por Shtëpia e Bardhë thuhet të ketë qenë në dijeni që nga 2014.

Apple, Amazon dhe Supermicro kanë dënuar raportin e Bloomberg duke hedhur poshtë pretendimet e medias.

Amazon tha se nuk ka gjetur asnjë provë që implikon Supermicro dhe Apple tha të njëjtën. /PCWorld Albanian

Përdoreni parfumin në këtë mënyrë, që aroma të zgjasë me ditë të tëra!
Vidal i pakënaqur te Barcelona
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration