Khabib mund të dënohet me dy milionë dollarë dhe suspendim deri në gjashtë muaj
Sport

Khabib mund të dënohet me dy milionë dollarë dhe suspendim deri në gjashtë muaj

16.Sep.2018 21:09
0

Triumfi mbresëlënës i Khabib Nurmagomedovit kundër Conor McGregorit mbeti nën hije nga incidentet që ndodhën pas duelit.

Kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC e mposhti yllin më të popullarizuar të kësaj gare në meçin e zhvilluar në kudër të UFC 229 në Las Vegas.

 

Porse pas përballjes, Khabib doli nga tetëkëndëshi për t’i sulmuar pjesëtarët e stafit të McGregor, derisa ky i fundit u përlesh me tre anëtarë të ekipit të Nurmagomedov.

Momenti i triumfit të Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor (Photo by Harry How/Getty Images)

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë për TMZ se Komiteti Sportiv i Shtetit të Nevadas (NSAC) është duke bërë një hetim dhe planifikon t’i mbajë dy milionë dollarët (1.74 milion euro) e Khabibit.

White e ka kritikuar NSAC-un duke thënë se Khabib duhet të dënohet, por jo me gjithë shumën e parave që duhej ta merrte nga dueli. 

Pasi McGregor e dorëzoi meçin në raundin e katërt, luftëtari nga Dagestani doli nga tetëkëndëshi duke sulmuar anëtarët e ekipit të Conor, teksa pjesëtarët e stafit të tij e sulmuan yllin irlandez. Me ndërhyrjen e stafit të sigurimit, situata u qetësua.

Footage of how the brawl started has emerged. It shows Dominance MMA's Rizvan Magomedov taunting Dillon Danis moments after Conor McGregor is submitted. Danis pushes him away, an act Khabib saw and prompted him to scale the cage an try dropkick him. H/T to @MIKERUSSELLMMA 

Kreu i UFC-së ka thënë se Khabib duhet të suspendohet nga katër deri në gjashtë muaj, por sipas White, ai duhet ta mbajë titullin. Sidoqoftë, presidenti e ka të qartë se nëse suspendimi është më i gjatë, atëherë Nurmagomedov nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë titullin e tij, ashtu që mund ta humbë në të ardhmen.

“Ai do ta mbajë titullin e tij. Dhe do të suspendohet, ndoshta mund ta pezullojnë nga katër deri në gjashtë muaj…”, citohet të ketë thënë White. 

“Dëgjoni, tash për tash (NSAC) ia ka mbajtur të gjithë përfitimin (prej dy milionë dollarësh) dhe po flitet se duan ta mbajnë të tërin. Unë nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë. Nuk duhet t’ia mbajnë të gjitha paratë… Mendoj se duhet t’i marrin 250.000 dollarë nga ai”, ka thënë presidenti i UFC-së.

Dueli i të shtunës kaloi shifrën prej dy milionë abonimesh në pakon ‘paguaj për të shikuar’ për UCF 229 duke e bërë atë ndër duelet më të shikuara në histori të UFC-së. /Telegrafi/

 

Shefja e IPK-së raporton sot rreth deportimit të “gylenistëve”
Vjeshta e angjinareve. Si t’i kultivojmë dhe si t’i përdorim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration