Këta janë fituesit në ceremoninë e “Topit e Artë”
Sport

Këta janë fituesit në ceremoninë e “Topit e Artë”

16.Sep.2018 21:09
0
Ka përfunduar edhe mbrëmja “gala” e ceremonisë së “Topit të Artë”.
 
 

Lojtarët më të mirë të planetit (përjashtuar Messi – Ronaldo) ishin prezentë në këtë natë të jashtëzakonshme.

Në Paris të Francës, Luka Modric ka fituar çmimin kryesorë. Kroati është shpallur lojtari më i mirë i vitit duke fituar “Topin e Artë”.

Sa i përket futbollit të femrave, Ada Hegerberg, norvegjezja e cila luan me skuadrën e Lyon është shpallur futbollistja më e mirë, duke fituar kështu “Topin e Artë për femra”, shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappe, i riu francez i cili ishte edhe finalist për “Topin e Artë” e që përfundoi në vendin e katërt, megjithatë nuk doli duar bosh nga kjo mbrëmje.

Ai e fitoi trofeun “Trofee KOPA” që është ndarë për lojtarin më të mirë të ri.

Të gjitha këto çmime janë ndarë nga prestigjiozja franceze, “France Football”.

Pas një dekade të dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët e fituan “Topin e Artë” secili nga pesë herë, është Luka Modric i cili më në fund “thyen akullin”. /Lajmi.net/

Skuadra e njohur serbe futet në Kosovë, do t’i zhvillojë dy ndeshje
Gazetari shqiptar kërkon nga Gjykata ta ndalojë Kuranin dhe disa myslimanë të dëbohen në Arabi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration