Këshilltari i Merkelit: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Këshilltari i Merkelit: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë

11.Mar.2019 18:06
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga këshilltari kryesor i kancelares së Gjermanisë, për politikë të jashtme, Jan Hecker.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se e ka informuar Hecker për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që janë ndërmarrë nga ana e Kosovës për vazhdimin e dialogut.

Hoxhaj tha se viti 2019, paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila tha se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Ai theksoi se roli dhe mbështetja e Gjermanisë, sikurse edhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonish e rëndësishme.

“Diskutim i frytshëm me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Merkel për politikë të jashtme, Jan Hecker. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që kemi ndërmarrë në funksion të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Roli dhe mbështetja e Gjermanisë dhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Viti 2019 paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

O’Connell pyet kosovarët: Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?
Haliti thotë se Serbia dëshiron që Kosova të mos e heq taksën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration