Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun
Rajoni dhe Politika

Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

19.Jul.2019 11:40
0

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara. Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.

“Ishte kënaqësi të pres ministrin Daçiq. U pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton.

Ndërkohë, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ministri i Jashtëm, Daçiq ka thënë se "administrata amerikane e kupton se problemi nuk është në Beograd, por problemi qëndron në Kosovë, në autoritetet e Prishtinës".

Ai duke folur për takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, tha se “gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin e Kosovës mbetet lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së presidentin amerikan Donald Trump”.

 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi Qeveria në Prishtinë vendosi tarifa ndaj mallrave serbe.

Autoritetet serbe kërkojnë heqjen e tarifës, në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve, por Qeveria e Kosovës thotë se pa një kornizë marrëveshje që parasheh njohjen nga ana e Serbisë, nuk do ta shfuqizojnë tarifën. /Rel/

Pas Shqipërisë misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan
Vuçiq mbledh urgjent bashkëpuntorët pas dorëheqëjes së Haradinajt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration