Këshilli Kombëtar Boshnjak kërkon status special për Sanxhakun
Rajoni dhe Politika

Këshilli Kombëtar Boshnjak kërkon status special për Sanxhakun

10.Jun.2019 22:59
0

Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV), shumicën e të cilit e përbëjnë anëtarët e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sulejman Ugljaninit, ka kërkuar sot nga institucionet serbe dhe malazeze krijimin e një statusi të veçantë për rajonin e Rashkës, të cilën boshnjakët e quajnë Sanxhak, transmeton zeri.info

Në një letër të BNV-së të dërguar presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamenteve të Serbisë dhe Malit të Zi, BNV-ja i’u bën thirrje për dialog institucioneve të dyja vendeve për këtë çështje.

Deklarata e BNV-së thekson, rëndësinë e një pranim të menjëhershëm të zgjidhjeve të propozuara në mënyrë që të ndërtojë një “shoqëri të lirë shumëkombëshe, shumëkulturore, mulitkonfeksionale dhe demokratike të mundësive të barabarta për të gjithë”.

BNV-ja beson se “status special i Sanxhakut, si një bashkësi politike territoriale, do të garantojë barazinë dhe kushtetutshmërinë e të gjithë popujve të Sanxhakut; shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe serbëve”

Daçiqi provokon Çitakun në përfundim të seancës së KS të OKB-së
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës e Serbisë për njohje reciproke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration