Këshilla/ Doktori i njohur tregon përfundimisht a iu zgjatet jeta nëse hani një mollë në ditë
Trupi dhe shëndeti

Këshilla/ Doktori i njohur tregon përfundimisht a iu zgjatet jeta nëse hani një mollë në ditë

02.Nov.2019 10:29
0

Jetëgjatësia mund të rritet duke bërë një stil të shëndetshëm të jetesës, siç është ngrënia e ushqimeve të caktuara.

Këshilla e njohur se duhet konsumuar një mollë në ditë, fillimisht është shfaqur në vitet e 1800’ta.

Por, a ka ndonjë të vërtetë prapa kësaj këshille?

Doktori i njohur Dr. Chris Steele ka zbuluar se thënia e moçme faktikisht është e vërtetë dhe e rekomandon atë.

Fillimisht, mollët janë burim i mahnitshëm i fibrave – një nutrient i rëndësishëm që ndërlidhet me rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, tipit 2 të diabetit dhe kancerit të zorrëve.

 Ndër tjerash, fibrat na ndihmojnë të ngopemi më shumë dhe dietat e pasura me to ndihmojnë në sistem të tretjes dhe e parandalojnë kapsllëkun.

Së dyti, Dr. Chris thotë se ngrënia e një molle në ditë jua zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe të trurit për 12%.

Këtë e bën duke i ulur nivelet e kolesterolit.

Dhe, në fund, mollët përmbajnë vitaminë C, që është antioksidant i fuqishëm natyral dhe që ka aftësinë t’i bllokojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira.

Vitamina C që gjendet në mollë gjithashtu mund ta forcojë rezistencën e trupit kundër agjentëve infektues.

Konsumi i ujit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Palmer: Përmes ekonomisë, deri te marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration