Kërcënohet kryetari i “Vatrës”, Kushtrim Kadriu
Rajoni dhe Politika

Kërcënohet kryetari i “Vatrës”, Kushtrim Kadriu

24.Nov.2019 18:54
0

"Pasi kishim ngritur shqetësimin e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit në Gjilan, në adresën time elektronike mora një kërcënim për jetën time nga Hekuran Haziri. Unë rastin e paraqita në Policinë e Gjilanit, pres reagim serioz nga organet e rendit. Ky zotëri që më kërcënoi mua më tha se ne luginasit duhet të ikim nga kemi ardhur dhe duhet ta lëshojmë Gjilanin, kjo është një urrejtje patologjike dhe një ksenofobi e hapur të cilën kohëve të fundit edhe në publik po e shfaqin edhe vet zyrtarë e lartë të LDK-së veçanërisht nga Abdyl Aliu asambleist i LDK-së",  ka thënë Kushtrim Kadriu.

Sipas Kadriut ky kërcënuesi supozoj se është nxitur nga dikush brenda LDK-së Gjilanit sepse, përndryshe si është e mundur që një njeri normal të kultivoj një urrejtje të tillë patologjike ndaj një rajoni të caktuar.

"Ia rikujtoj Lutfi Hazirit se unë Kushtrim Kadriu rrjedh nga familja Kadriu e cila ndaj Regjimit Serbo-Jugosllav me dekada ka rezistuar dhe ka dalur të ngadhënjyer, gjithashtu ngadhënjyem edhe mbi bashkëpunëtorët më elitar të UDB-së ka shkruar Kushtrim Kadriu", shkroi Kadriu.

 
Si e katandisën Shqipërinë në vitin 1913
Thirrjet për urrejtje e dëbim nuk kanë vend askund
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration