
Kapet ‘spiuni’ shqiptar në Serbi, arrestohet nga BIA dhe VBA
BIA dhe VBA serbe kanë zënë në flagrancë një shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut me emrin Shefqet Demirovski, për vjedhje të dokumenteve të fshehta teknike në lidhje me prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.
Shefqet Demirovski, i cili është pronar i kompanisë ‘ATS Group’, është arrestuar në Serbi nën akuzën ‘spiunim’, pasi dyshohet të ketë arritur të marrë dokumente sekrete për prodhimin e armëve dhe municionit në fabrikën “Prvi Partizan” në qytezën Uzicë të Serbisë.
Bëhet fjalë për dokumente të fshehta në lidhje me prodhimin e municionit për snajperë dhe pushkë antiajrore.
Gazeta Metro ka siguruar edhe videon ku shihet Shefqet Demirovsk i duke i dhënë mbi 30 mijë euro inxhinierit të pensionuar serb me emrin Borivoje Glisovic.