Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat (video)
Rajoni dhe Politika

Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat (video)

27.Dec.2019 08:55
0

Parlamenti malazez miratoi Ligjin për Liritë së Fetare këtë mëngjes pas një incidenti të rëndë, kur deputetët e opozitës tentuan të godasin ata që votuan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ligjvënësit e Frontit Demokratik e bënë këtë në një përpjekje për të parandaluar miratimin e projektligjit.

 

Ata u përleshën me anëtarët e koalicionit qeverisës, i goditën me shishe, hodhën mikrofonat e tyre dhe u përpoqën të hidhnin gaz lotsjellës në sallën plenare.

Gjithashtu, ata vazhduan me sharje dhe fyerje, dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë, incidentet e mëdha u parandaluan.

Pas kësaj, të gjithë deputetët e DF u larguan ndërsa deputetët e tjerë u kthyen në sallë dhe rreth orës 02:30 dhe kaluan ligjin.

Përpara miratimit të ligjit, rrugët u bllokuan në të gjithë Malin e Zi në përgjigje të një thirrje nga DF, drejtuesit e së cilës, gjatë një debati parlamentar, u kërkuan mbështetësve të bllokojnë rrugët dhe jo vetëm, në rast se ligji miratohet. 

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar këtë projektligj, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka. /Telegrafi/

 

Andi Bushati thotë se në 2020-ën do të jetë një ’97 për Shqipërinë
Përleshje fizike në Parlamentin e Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration