Kandiq tregon bisedën me Nekibe Kelmendin, natën kur policia serbe i vrau Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij
Rajoni dhe Politika

Kandiq tregon bisedën me Nekibe Kelmendin, natën kur policia serbe i vrau Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

26.Mar.2019 07:52
0

Natasha Kandiq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi në natën kur asaj policia dhe ushtria serbe ia kishin marrë burrin dhe dy djemtë e saj.

“Para 20 vitesh, rreth orës 02 pas mesnatës cingërroi telefoni, dëgjova zërin e plot shqetësim të Nekibe Kelmendit: E morën Bajramin dhe djemtë’. Të  nesërmen u gjetën trupat e tyre. Kështu filloi vrasja e shqiptarëve më të respektuar. Kjo ishte ‘mbrojtja’ e ushtrisë dhe policisë serbe”, ka shkruar Natasha Kandiq.

Postimi i humanistes serbe Natasha Kandiq ka marrë komente të ndryshme.

Shumica e komentuesve serbë e gjykojnë atë se pse po iu del në mbrojtje viktimave shqiptare.

Ish-avokati i njohur, Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, në natën mes 24 dhe 25 marsit 1999, ishin marrë nga në shtëpinë e tyre nga policia serbe dhe më pas ishin vrarë.

Interneti mbush 30 vjeç, por për disa vazhdon të jetë një ëndërr
Europa ime: "Ballkanizimi" i BE-së është i rrezikshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration