Kanceri i gjirit në shqipëri 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019
Trupi dhe shëndeti

Kanceri i gjirit në shqipëri 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019

04.Oct.2019 16:11
0

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot shifrat e kontrollit të gjirit në 9 mujorin e 2019.

“+ 19% gra më shumë kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin 2019, krahasuar me 9 mujorin 2018. Nga 5 mamografët e rinj nga prill 2018 deri në shtator 2019 kanë përfituar 5 531 gra”, thekson Rama.

Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysëm ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje.

Ismajli synon të luajë në bundesligë
Ndërhyrje të jashtëligjshme në xhaminë mbi 400-vjeçare në Pejë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration