Kancelari i Austrisë, Kurz: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa marrëveshje me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Kancelari i Austrisë, Kurz: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa marrëveshje me Kosovën

26.Jan.2021 11:57
0

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është shprehur për mediumit serb,”Kurir” se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën

Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE-ja ka ende një rol të rëndësishëm negociues në dialog. BE-ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe Austrisë. Megjithatë, ka nevojë për vullnet politik dhe guximin e Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", u shpreh Kurz, Transmeton ttiulli.com.

Kurz theksoi se të dy palët duhet t’i zbatojnë detyrimet e tyre nga marrëveshja e Brukselit “në një mënyrë të përshtatshme”.

“Atje ku ka pika të hapura, ne kërkojmë zbatimin e tyre në një mënyrë të përshtatshme. Kryesorja është të vazhdojmë seriozisht dialogun, të ndërtojmë besim të ndërsjellë, të përqendrohemi në një të ardhme të përbashkët evropiane. Të gjitha palët do të përfitojnë nga kjo”, tha Kurz.

Tekst+video publikuar përgjatë kufirit, forcat e NATO-së për UÇPMB-në (video)
Si të burgosur: Punëtorët kinezë në Serbi ankohen për shfrytëzim (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration