Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme
Rajoni dhe Politika

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme

18.May.2019 23:23
0

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibica të Spanjës.

Kancelari Kurz tha se nuk mundi të arrinte një marrëveshje me udhëheqësit e Partisë së Lirisë mbështetës të politikave kundër-emigracionit të zotit Strache, për të çuar përpara koalicionin me Partinë Popullore të qendrës së djathtë.

Ai tha gjithashtu se një koalicion i mundshëm me socialdemokratët nuk do ta lejonte qeverinë austriake të zbatonte politikat e saj për uljen e borxhit e të taksave.

Dorëheqja e Heinz-Christian Strache konsiderohet një goditje për forcat populiste e nacionaliste që janë pro politikave më të forta ndaj emigracionit në Evropë. Ajo vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian të parashikuara të mbahen në datat 23-26 maj në 28 vende të BE-së.

Heinz-Christian Strache njoftoi dorëheqjen të shtunën dhe nuk pranoi pyetje nga gazetarët. E përditshmja gjermane "Sueddeutsche Zeitung" dhe e përjavshmja "Der Spiegel" publikuan të premten pjesë nga një video e fshehtë që tregonte zotin Strache tek i ofronte kontrata të qeverisë austriake një shtetaseje ruse që pretendonte se ishte e interesuar të investonte sasi të mëdha parash në Austri. Politikani 49-vjeçar tha se kishte qenë nën efektin e fortë të pijeve alkoolike dhe ishte ''sjellë si një adoleshent'' në një përpjekje siç tha ai, për "t'i bërë përshtypje organizatores tërheqëse'' të festës në një vilë në Ibica.

Më herët të shtunën, disa mijëra protestues të opozitës bënë thirrje për zgjedhje të reja përpara zyrës së kancelarit Kurz në Vjenë.

Drashkoviqit: Konflikti i ngrirë e shkatërron Serbinë, Vuçiq të arrijë marrëveshje me Kosovën
Ibrahimoviqi suspendohet për dy ndeshje pasi kapi për fyti kundërshtarin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration