Kafeja juaj espresso është gati. Tani mund ta shijoni në shtëpi, pa nevojën e një makinerie
Trupi dhe shëndeti

Kafeja juaj espresso është gati. Tani mund ta shijoni në shtëpi, pa nevojën e një makinerie

16.Sep.2018 21:09
0

Sa herë kemi dashur të shijojmë një espresso pa e prishur rehatinë që na jep shtëpia? Sa herë kemi thënë ‘Duhet një makineri ekspresi në shtëpi’, por që asnjëherë nuk jemi bërë mbarë ta blejmë? Sot do t’ju tregojmë si të keni një filxhan ekspres kremoz me të gjitha derivatet e tij në duart tuaja, pa qenë nevoja të keni makineri ekspresi apo të zbrisni në barin poshtë shtëpisë. Gjithçka që ju duhet për të shijuar një espresso është një filxhan, pak ujë i ngrohtë dhe sigurisht, kafe Nescafe Azera.

Çfarë është Nescafe Azera?

Nescafe Azera është një përzierje e kafesë së çastit nga kokrra kafeje 100% Arabike plot aromë. Kjo përzierje sjell shije dhe krem të butë. Me Nescafe Azera mund të bëni espresson tuaj në shtëpi shumë lehtë për më pak se 1 minutë. Është pa gluten dhe mund te përdoret për te përgatitur espresso, ose freddo espresso. Po cilat jane vetite e kafes Arabike?

Kafeja Arabike, përmban më pak kafeinë, ka kualitet më të mirë, është kremoze, aromatike dhe vjen e butë në shije.

Si përgatitet një espresso?

Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Ne fillim ngroh ujin në një nxehtësi  60 gradë (derisa ta durojë dora). Me pas merrni një filxhan ekspresi , shtoni kafenë ( 1 lugë të vogël kafeje) dhe 50 ml ujë te ngrohtë. Sipas preferencës mund te shtoni sheqer. Me pas e përzieni me luge dhe kafeja është gati.

Si përgatitet Freddo Espresso?

Në një gotë ekpresi shtoni 60 ml ujë. Me pas shtoni 2 luge kafe dhe 2 kuba akulli. Sheqerin hidheni sipas dëshirës, me pas përziejeni me mikser ose shaker derisa te behet një krem i lehtë. Serviret në një gote me akull.

Nescafe Azera tashmë në Shqipëri!  Nescafe Azera është një produkt i Nestle-s. Prodhohet në Francë dhe është një produkt unik në treg.  Është kafeja e parë që të lejon të bësh një espresso në qetësinë e shtëpisë tënde shumë lehtë, pa nevojën e një makinerie. Ky produkt importohet nga AGNA Group.

Shijojeni lehtë dhe shpejt, ne komoditetin e shtëpisë suaj dhe “Shpalos baristin që fshihet brenda teje”. 

Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://brands.agnagroup.com/azera/

Prania e një futbollisti, arsyeja kryesore për largimin e Zidanes nga Real Madridi
Zbulohen ngjyrat në të cilat do të lansohen modelet Galaxy S10
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration