Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra për të parë si ndikon kjo te mizat
Atraktive

Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra për të parë si ndikon kjo te mizat

10.Oct.2019 08:30
0

Disa studiues japonezë vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha si zebrat për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u vërejt se lopët me vija të bardha kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.

“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra kafshimi nga mizat është 50 për qind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël”, thanë studiuesit.

Industria blegtorale aktualisht përdor pesticide për të mbrojtur lopët nga mizat. Sidoqoftë, ky hulumtim gjeti përfitimet e përdorimit të ngjyrave më pak toksike dhe ndoshta më të lira, si një alternative për përdorimin kimik.

Tregu global i tabletëve do të vazhdojë të zvogëlohet gjatë pesë viteve të ardhshme
Hapet panairi i librit në aab, promovohen libra të rinj shkencor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration