Janjiq: Serbia aleancë me Rusinë por jetnën në Evropë
Rajoni dhe Politika

Janjiq: Serbia aleancë me Rusinë por jetnën në Evropë

25.Mar.2019 07:27
0

Njerëzit në Serbi ende kanë trauma nga bombardimet e NATO-s para 20 viteve dhe ky është shkaku kryesor që shumica të ardhmen e shohin në një aleancë me Rusinë – thotë gazetari dhe analisti serb Dragan Janjiq. Por ai tërehq vërejtjen për një anomali, siç thotë, më shumë se 80% e popullsisë, në pyetjen se ku duan të jetojnë, përgjigjen – në Evropë!

Dy dekada pas fushatës së NATO-s kundër Serbisë, njerëzit edhe më tej ndjejnë trauma nga bombardimet dhe për këtë shkak rreth 80% e popullatës si aleat kryesor, sipas sondazheve, e sheh Rusinë. Por, ndjenjat e popullatës dhe politikbërja janë dy gjëra të ndryshme – thotë Dragan Janjiq – gazetar dhe analist nga Beogardi.

“Ne nuk arritëm të bëjmë balancin mes asaj se ku gjendemi, ku është vendi ynë në të ardhmen? Shumica dëshiron një aleancë me Rusinë, por nëse shihni, shumica e vendeve evropiane kanë qenë në luftë mes tyre, kurse tani janë në një aleancë të njëjtë. Kjo që dikush dikend ka bombarduar është një çështje e rëndë e serioze, por nuk është arsyeja e vetme që përcakton politikën strategjike”. -deklaron Dragan Janjiq-Analist.

Por, në zgjedhjen mes lindjes dhe perëndimit, Janjiq përmend një anomali rreth disponimit të popullsisë. Ai thotë:

“Kur do të pyesni, 80% e popullsisë thotë se miku ynë më i mirë është Rusia, por përqindja është më e madhe, në pyetjen se ku do të dëshironit të jetonit ju dhe fëmijët – do të thuajnë, në Evropë”- shprehet Dragan Janjiq-Analist.

Pas faktit që pas çdo raundi të protestave që me javë mbahen në Beograd kundër politikës aktuale, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bënë krahasime me Maqedoninë, analisti Janjiq sheh dy arsye;

“Nën “skenarin maqedonas” këtu nënkuptohet se ka pasur disa tentime të dhunshme që të rrënohet pushteti dhe kjo Vuçiqit aspak nuk i pëlqen. Kjo është çështja e parë. Çështja e dytë është se “skenari maqedonas” kishte një përkrahje të fuqishme nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kjo është çështja e dytë që nuk i pëlqen Vuçiqit. Do të thotë se në asnjë variantë ai nuk dëshiron që këtu të zgjidhen çështjet me një skenar maqedonas.” vlerëson Dragan Janjiq-Analist.

Problemi kryesor i partive opozitare, që morën përsipër protestat antiqeveritare në Serbi, është mungesa e një platforme politike të definuar mes partive që janë të spektrit të gjerë, dhe për këtë shkak gazetari dhe analisti Dragan Janjiq nuk përjashton mundësinë e ripozicionimit të tyre. Gjithashtu, në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, opozita serbe ende nuk kanë një përkrahje ndërkombëtare, për shkak se bisedimet në Bruksel dhe Uashington kryesisht mbahen me qëndrimin e palës serbe se Kosova është pjesë e Serbisë. /Biljana Georgievska/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbi-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Historia e vërtetë e Mata Harit, ishte spiune apo thjesht një “kokë turku”?
“Griezmannit nuk i vije keq që e refuzoi Barcelonën”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration