James Blunt prezanton një album ndryshe
Kulturë

James Blunt prezanton një album ndryshe

08.Nov.2019 14:19
0

Kantautori James Blunt po prezanton para publikut albumin e tij të ri, i cili karakterizohet me këngë thellësisht personale. Autori i hitit “You’re Beautiful”, që u mbizotëroi të gjitha kohërave, thotë se albumi i tij i fundit është më i veçanti që e ka përgatitur ndonjëherë, sepse nuk është vetëm për publikun, por është edhe një dedikim për personat më të dashur të tij, shkruan zeri.info.

 “Nuk është për klasifikimin tim, jo për një vend në top-listë, kjo është për familjen time”, shpjegon këngëtari dhe kantautori britanik, duke folur në një intervistë për AP-në të realizuar në pijetoren që ka e në Chelsea, West London.

I titulluar “Once Upon a Mind”, Blunt thotë se albumi i ri ka një intensitet të shkrimit i cili nuk është bërë që nga albumi i tij i parë “Back to Bedlam”, që kryesoi listat në vitin 2004 e që përfshinte edhe hitin “You’re Beautiful”. “Babai im nuk është mirë dhe në të njëjtën kohë fëmijët e mi janë diçka e re për mua, unë kam një familje të re. Kështu unë shoh rrethin e jetës duke luajtur para meje dhe para syve të mi”, thotë Blunt në një intervistë për AP-në.

 

Sikur çmimi prej 900 eurove të mos mjaftonte, në një iPhone 11 Pro është vënë edhe ora e artë që kushton dhjetëra mijëra euro
Humb 79 kg për t'u bërë polic
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration