Ismaili:  Edhe këtë vit “Duart e vyeshme” me ushqimet tradicionale
Lugina Kulturë

Ismaili:  Edhe këtë vit “Duart e vyeshme” me ushqimet tradicionale

07.Nov.2019 07:56
0

Në një intervistë për Titulli.com drejtori i Shtëpisë së Kulturës nw Bujanoc, Jetmir Ismaili deklaroi se edhe këtë vit do të mbahen “Duart e Vyshme” me qëllim të promovimit të ushqimeve tradicionale nga gratë shqiptare dhe serbe.

 Sipas tij aktiviteti do të organizohet më datat 13 dhe 14 nëntor ku qytetarët e interesuar mund të vijnë për vizitë në ambientet e Shtëpisë së  Kulturës në Bujanoc.

 “Aktiviteti “Duart e Vyeshme” mbahet për të 20-në herë radhazi në Bujanoc e që realizohet nga Shtëpia e Kulturës. Aktiviteti në fjalë tani mbahet për vitin e tretë radhazi me ushqime tradicionale të përgaditura nga grat shqiptare dhe ato serbe. Mbahet më datat 13 dhe 14 nëntor ku nga 6 gra do të përgadisin ushqime tradicionale për vizitorët dhe kureshtje të qytetare mund të vizitohen në këto data në ambientet e Shtëpisë së Kulturës” – tha Ismaili.

 Ajo që është e rëndësishme është se mund të ketë edhe një ndryshim rrënjësor në vitin e ardhshëm sa i përket organizimeve kulturore nga Shtëpia e Shëndetit tha drejtori Jetmir Ismaili.

 Kurse për projektet e ardhshme Ismaili përmendi edhe “Java e Nëntorit” e cila organizohet nga Komuna e Bujanocit, Shtepia e Kulturës dhe Këshilli Kombëtarë Shqiptarë.

 “Në “Javën e Nëntorit” pritet të kemi shfaqje edhe nga teatri i Gjilanit ku jemi takuar tanimë me drejtuesit në Gjilan dhe mundësitë janë të mëdha që shfaqje teatrale nga qyteti i Gjilanit të kemi këtu tek ne. Kurse më datën 12 të këtij muaji oritet të shfaqet komedia “Nuset e sodit” nga grupi “All eyes on us”.  Po ashtu pritet që deri në fund të vitit të kemi edhe dy shfaqje tjera, duke mos harruar edhe “Lojrat pa kufi” që realizohen nga shkolla e mesme.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/etmir%20Ismaili.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Trumpi do të takohet javën e ardhshme me Erdoganin
Basha: Në Shqipëri shumë shpejtë do të ketë zgjedhje të parakohshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration