Ishte deklaruar i vdekur, 20-vjeçari zgjohet gjatë varrimit
Atraktive

Ishte deklaruar i vdekur, 20-vjeçari zgjohet gjatë varrimit

08.Jul.2019 08:47
0

Kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20 vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi. 

I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

Familjarët e Mohammad kanë treguar për ‘Hindustan Times’ se djali kishte qëndruar disa ditë në spital, pas një aksidenti ku ishte përfshirë. Por pasi kishin paguar rreth 10 mijë paund, mjekët u kanë kërkuar familjarëve para të tjera për të vazhduar trajtimin. Për shkak se familja nuk kishte më para për të financuar trajtimin, mjekët e kishin shpallur të vdekur 20 vjeçarin, transmeton topchannel.

“Ne ishim përgatitur për varrimin kur pamë se ai po lëvizte gjymtyrët. E dërguam menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se është gjallë”, kanë thënë familjarët.

Drejtuesit e spitalit privat kanë premtuar një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje.

Arifi: Fondi kombëtar i solidaritetit, shpresë për projekte në Luginën e Preshevës
Dy klube angleze pas Strakoshës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration