Ishinger: Nëse duhet paqe mes fqinjëve duhen edhe kompromise
Intervista

Ishinger: Nëse duhet paqe mes fqinjëve duhen edhe kompromise

18.Jun.2013 15:31
0

Wolfgang Ishinger ambasadori gjerman, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës është skeptik që marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mund të realizohet plotësisht. Përtej vendimeve të dhimbshme ai thotë se mësimet nga historia tregojnë se nëse duhet paqe mes fqinjëve duhen edhe kompromise. Në një intervistë për radio Kosovën ai thotë se ka ardhur koha t’i vihet mur identifikimit të Kosovës me krimin, konfliktin ndëretnik, korrupsionin dhe trafikimin.

  Ambasador Ischinger gjatë viteve të mëparshme ju keni qenë direkt i lidhur me Kosovën. Si i shihni zhvillimet e fundit rreth Kosovës? Wolfagang Ishinger: Kosova dhe konflikti që shpërthyen më shumë se një dekadë më parë është një nga ngjarjet më negative që nga Lufta e Dytë Botërore. Çfarë shohim sot është një pjesë e historisë, një pjesë e kujtesës sonë që nuk duhet të harrohet. Është një simbol i një konflikti që nuk duhet të vazhdoj, një simbol i nevojës për të falur, nevojës për të kuptuar, por jo për të harruar. Por, edhe i nevojës për të jetuar edhe më tej së bashku, nevojës për paqe dhe zhvillim nevojës për të ecur përpara pa e përsëritur të kaluarën e keqe. Por, a po kuptohet kjo ende kështu? Wolfgang Ischinger: Ky është një mesazh që duhet të lidhet më së shumti me Kosovën sepse në mendjet e gjermanëve Kosova është ende e lidhur me konfliktin, luftën, korrupsionin, trafikimin dhe shumë të këqija. Ne nevojitet ta identifikojmë Kosovën me gjëra pozitive dhe kjo është një nga mënyrat për ta bërë këtë.   Si e shihni marrëveshjen e arritur së fundi mes Kosovës dhe Serbisë? Wolfgang Ishinger: Jam i kënaqur që një marrëveshje domethënëse midis Serbisë dhe Kosovës është nënshkruar. Po ashtu jam i kënaqur që të dyja parlamentet e vendeve i kanë dhënë mbështetje kësaj marrëveshje. Por, jam i shqetësuar dhe skeptik që implementimi i kësaj marrëveshje do të jetë i vështirë dhe mund të shkoj shumë zvarrë. Është shumë e mirë që pas shumë viteve që kemi punuar është arritur një marrëveshje. Tani pyetja qenësore është a mundet kjo marrëveshje të jetë plotësisht e zbatueshme. Ajo mund të shihet që nuk është e lehtë as në letër. Është e vështirë dhe tejet sfiduese në terren sidomos nëse flasim për vatrën e gjithë brengës që është territori verior i Kosovës, pra Mitrovica e veriut. Kështu që kjo do të jetë në fokus të përbashkët të të gjithëve: Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendeve si Gjermania dhe posaçërisht qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë të mundshme zbatimin e kësaj marrëveshje. Kjo është përpjekja për të punuar në javët, muajt dhe shpresojmë jo vitet në vazhdim.    Ende ka shumë pesimizëm dhe mosbesim në realizmin e kësaj marrëveshje për shkak se përfaqësuesit e linjës së ashpër po e kundërshtojnë fuqishëm. Thjeshtë si e shihni fundin e këtij rrëfimi? Wolfgang Ishinger: Kjo do të ishte shumë gabim. Shumë mësime nga historia na mësojnë se nëse ju dëshironi të jetoni në paqe ju duhet të bëni kompromis me fqinjët. E kuptoj që shumë njerëz në Kosovë mund të thonë pse ne duhet të bëjmë aq shumë kompromise me serbët. Ne gjermanët bëmë paqe me Francën ndonëse një pjesë e madhe e territorit tonë nuk ishte më e Gjermanisë, por e Francës dhe ishte shumë e dhimbshme në atë kohë. Sot 50 vjet më vonë nuk ka më dallime, nuk ka as kufij midis Francës e Gjermanisë. Nuk ka kuptim më. Mësimet nga historia tregojnë që të provojmë të punojmë tutje. Kështu që kompromiset në emër të paqes nganjëherë janë të dhimbshme. Dhe janë të dhimbshme, jam i sigurt jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët gjithashtu. Kjo sepse serbët mendojnë se po heqin dorë nga Kosova. Por, në kuptimin afatgjatë të kohës kjo do të jetë pozitive për të dyja palët, serbët dhe shqiptarët. Do të jetë gabim për të dyja palët nëse nuk i japin fuqi zbatimit të marrëveshjes sepse është shansi i vetme për momentin.   Ju keni prezantuar opsionin e dy Gjermanive si model për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Serbisë. Mendoni që ky model është ende i mundshëm tash kur një marrëveshje është nënshkruar? Wolfgang Ishinger: Mendoj se kjo marrëveshje shkon në atë drejtim, sepse nuk i zgjidh të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë, por krijon kushte për bashkëpunim. Dhe kjo është ideja e palës gjermane që kjo marrëveshje nuk i zgjidh të gjitha problemet njëkohësisht, por i krijon kushtet. Dhe mendoj që marrëveshja do të çojë në këtë drejtim, marrëveshje të cilën unë jam munduar ta paraqesë në 2007. Në diplomacinë ndërkombëtare nëse keni idenë e duhur, ju mund të mos e prezantoni në kohën e duhur, por atëherë ju nevojitet një strategji për durim dhe pastaj e bëni propozim në kohen e duhur dhe vetëm atëherë funksionin. Më vjen mirë që e kemi arritur këtë dhe unë e konsideroj si një moment historik që çon përpara.   Mendoni që ulësja në OKB, por edhe të qenit pjesë e BE-së është diçka ende larg Kosovës? Wolfgang Ishinger: Mendoj që do të vjen koha, por jo tani menjëherë, do të duhet ca kohë. Mos u dorëzoni para ambicieve, mbani ambiciet, por keni durim. Ndoshta do të duhen edhe disa vite, por do të ndodhë.   Në vitin 2009 ju keni deklaruar se Kosova tani është përgjegjësi e Bashkimit Evropian. A është BE e aftë të marr përsipër Kosovën dhe të vendos njëzëri rreth saj? Wolfgang Ischinger: Fatkeqësisht ne ende nuk kemi një qëndrim njëzëri të Evropës për Kosovën dhe kjo është e turpshme. Ky nuk është faji i Kosovës, por është faji i BE-së. Por, besoj se edhe kjo do të zgjidhet me kohë. Ne do ta ftojmë edhe Kosovën ashtu siç kemi ftuar Serbinë, por edhe vendet tjera të rajonit që të bëhen pjesë e BE-së, do të duhet vetëm pak më shumë nga strategjia e durimit.   Mendoni që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta zbusin qëndrimin e tyre pas arritjes së kësaj marrëveshje? Wolfgang Ischinger: Unë mendoj se ato nuk duhet ti ndërrojnë bindjet e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që ato ti rishikojnë pozitat e tyre dhe të hapen në këtë drejtim. Por, edhe ju duhet ta kuptoni që secila nga këto vende ka arsyet veta që mos ta njohin Kosovën, e në anën tjetër këto janë arsye që nuk lidhen fare me Kosovën. Këto janë arsye të brendshme të Greqisë, Qipros, Spanjës dhe Rumanisë. Nuk janë arsye që lidhen me politikën ndërkombëtare, por lidhen me politikat nacionale.   Si mund të shkohet më tej në çështjen e Kosovës me këtë pozicion të tyre? Wolfgang Ischinger: E tëra që duhet të thonë është se ne e pranojmë këtë vendim, ne nuk e kundërshtojmë. E dini që vendimi i shumicës së 27 vendeve anëtare mund të merret vetëm nëse askush nuk e kundërshton. Unë vetëm dëshiroj që Kosova të ketë më shumë sukses në ditët dhe vitet e ardhshme. Njerëzit kanë vuajtur mjaft dhe ju meritoni një të ardhme të mirë dhe mendoj se ne po fillojmë ta shohim këtë të ardhme më të mirë.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/ishinger1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Marigona e Medvegjës, me flamurin kombëtarë
Kandiq: Të ndalojmë së foluri gënjeshtra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration