Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mund të kandidojë për president i Shteteve të Bashkuara
Rajoni dhe Politika

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mund të kandidojë për president i Shteteve të Bashkuara

08.Nov.2019 14:01
0

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe manjati miliarder i mediave, Michael Bloomberg, mund të bëhet pjesë e garës vitin e ardhshëm për në Shtëpinë e Bardhë. 

Zoti Bloomberg pritet që të regjistrohet për të kandiduar në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin Alabama që ka një afat më të hershëm për regjistrimin e kandidatëve. 

Zoti Bloomberg nuk kishte marrë ende vendimin përfundimtar. Megjithatë, ndihmësat e tij thonë se ai është "gjithnjë e më i shqetësuar" se kandidatët e tanishëm demokratë, "nuk janë të mirëpozicionuar" për të mundur Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Zoti Bloomberg u largua nga Partia Republikane dhe u bë i pavarur. Në vazhdim, ai mbështeti kandidaten Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016. 

Ai ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë periudhës 2002-2013 dhe është i familjarizuar me njujorkezin Trump, të cilin Bloomberg e ka quajtur një "demagog të rrezikshëm" që ekzagjeron suksesin e tij në biznes.

Zoti Bloomberg drejton një perandori shërbimesh financiare, si dhe zotëron rrjete televizive, radiofonike dhe revista të specializuara në fushën financiare.

Europa ende pa zgjidhje për kthimin e milicëve të IS-it
Macron: Mungesa e udhëheqjes amerikane po shkakton "vdekjen klinike" të NATO-s
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration