Infektohen njerëzit e Vuçiç, virusi u përhap në festën e fitores së zgjedhjeve?
Rajoni dhe Politika

Infektohen njerëzit e Vuçiç, virusi u përhap në festën e fitores së zgjedhjeve?

28.Jun.2020 08:32
0

Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç, ministri i Mbrojtjes Aleksander Vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sipas raporteve të mediave serbe. Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së Partisë Progresive serbe, të presidentit Aleksandër Vuçiç, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e Kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Gjuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.

Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë. Prania e Gojkoviç, Vulin dhe Gjuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Një foto është ndarë gjerësisht në Twitter dhe tregon Gojkoviç, Vulin dhe Gjuriç në shoqërinë e kryeministres Ana Brnabiç dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit, Nikola Selakoviç.

Këshilltarja për mediat e presidentit, tha ndërkohë se publiku do të njoftohet për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime. “Nuk është turp të infektohesh dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në shëndetin e presidentit, ju do të informoheni”, tha ajo pas lajmit se zyrtarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në kontakt me presidentin Vuçiç, rezultuan pozitivë.

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Vuçiç mori pjesë në paradën e ditës së fitores në Moskë, ku ai u takua me presidentin Vladimir Putin, e më pas u ndal në Bruksel, ku u takua me presidenten e Komisionit Evropian dhe Komisionerin e Zgjerimit. Vuçiç u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, që vizitoi Beogradin të hënën.

Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ende një plagë e hapur
Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration