Mead Osmani, doktoranti nga Lugina: Me mijëra dokumente për Luginën në arkivat e Turqisë (Foto)

Nga Redaksia 01.03.2015 01:24

Lugina e Preshevës së shpejti do të ketë një prej Doktorëve të pakët që kanë studiuar mbi Perandorinë Osmane, i cili në këtë intervistë për lexuesit e portalit informativ Titulli, shpalos informacionet historike që datojnë nga periudha e sundimit pesë shekullore të kësaj Perandorie në këto troje të banuara me shqiptarë.

Mead Osmani nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, shpjegon se gjatë studimeve të tij ka arrit që të ketë qasje në arkivat e shtetit turk që lidhen me Perandorinë Osmane, ku ndër arkivat më vlerë shumë të madhe, veçanërisht janë edhe ato për historiografinë shqiptare.

“Sa i përket historisë së Nishit më rrethinë, Preshevës, Bujanocit dhe rrethinës për të cilët kam hulumtuar pak a shumë, ka me mijëra dokumente që nevojitet punë ekipore për me arrit deri diku mi lexu dhe me i deshifru ato të dhëna”, shprehet Mead Osmani, i cili thekson se fatkeqësisht shqiptarët e kësaj ane nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre.

“Ne ndoshta nuk dëshirojmë  t’a dimë të kaluarën tonë, në krahasim më fqinjët tanë që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe bëjnë çmos për ti lexuar dhe deshifruar ato dokumente”, nënvizon Osmani i cili është duke vazhduar studimet e Doktoraturës në Bursa të Turqisë, pran Universitetit “Uludağ”.

Tërnocasi shkollën fillorë e ka përfunduar në vendlindje, të mesmen në Medresen “Alauddin” në Gjilan, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik, dega Orientalistikës.

Studimet në Mater i ka vazhduar në Bursa të Turqisë pran Universitetit “Uludağ” në shkencat sociale për historinë e Perandorisë Osmane, me temën “Sanxhaku i Nishit në shekullin XIX.”

Tani është duke vijuar studimet e Doktoraturës në vitin e fundit, po në të njëjtin Universitet të Turqisë dhe të njëjtin drejtim.

Mead Osmani është në fazën e punimit të Doktoraturës  me temën “Sanxhaku i Nishit sipas arkivave në shekullin XIX. (prej Tanzimatit deri në kongresin e Berlinit)”.

LEXO intervistën e plotë:

 

Titulli: Studioni një drejtim që është paksa i rrallë dhe kompleks tek shqiptarët në përgjithësi. Cila është arsye që keni zgjedhur këtë drejtim?

Mead Osmani: Ndër arsyet kryesore që kam zgjedhur pikërisht këtë drejtim e që nënkupton historinë e Perandorisë Osmane, në veçanti Nishin me rrethinë, është sepse i përkas kësaj trevë e cila për një kohë të gjatë përafërsisht 5 shekuj ishte nën administrimin e Perandorisë Osmane. Kjo periudhë për të mos thënë që është e  pastudiuar nga ne Shqiptarët por në krahasim më fqinjët që na rrethojnë ata kanë avancuar dukshëm dhe nuk e kanë kompleks që të merren me këtë periudhë.

 

Titulli: Kur flitet për periudhën e Perandorisë Osmane,  kujtohen kohërat kur pjesë e këtij sundimi ishin edhe shqiptarët dhe disa prej tyre edhe më poste të larta qeverisëse.  A mundë të na përshkruani pak këtë sundim 500 vjeçar?

Mead Osmani: Zgjerimi i pushtetit Osman drejt Ballkanit përbën bazën ë lidhjes që do të zgjas deri në ditët tona, me grupe të ndryshme etnike ndër këto vise në të cilat gjinden  edhe tokat shqiptare. Me kalimin e kohës ndikimi i ndërsjellë ka bërë që popuj të ndryshëm të Ballkanit të arrijnë të integrohen në Administratën Osmane. Në këtë mënyrë që në mesin e shekullit XV deri në atë XIX këta popuj kanë bashkëjetuar dhe kanë ndarë të njëjtin fat. Për më tepër kjo seri vlerash të përbashkëta ka vazhduar të jetë dinamike edhe në periudhën e rënies së Perandorisë Osmane. Pa dyshim mund të thuhet së Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të qarta më të cilët Osmanët u përballën në Ballkan dhe u bënë pjesë e rëndësishme e zhvillimeve historike. Dukë dhënë ushtarë, drejtues të lartë administrativ dhe fetarë ku ndër ta ishin edhe dhjetëra  Sadrazam (kryeministra) Shqiptarë, ky grupim pati një kontribut të rëndësishëm në forcimin dhe përhapjen ë forcës së shtetit Osmanë i cili u ngrit në pozitën e një Perandorisë botërore.

Titulli: Në dokumentet Osmane me siguri mundë të gjenden edhe të dhëna për rajonin e Luginës së Preshevës. Çfarë duhet të dimë ne lidhur më këtë?

Mead Osmani: Padyshim që Arkivat e Perandorisë Osmane e në veçanti ai që është pran Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (Başbakanlık Osmanlı Arşivi) është ndër arkivat më vlerë shumë të madhe veçanërisht për historiografinë shqiptare dhe ka të dhëna shumë të çmuara që sot këto lloj dokumente që njihen botërisht dhe shohim studiues të shumtë nga e gjithë bota të cilët frekuenton aty, mirëpo duhet theksuar që për të hulumtuar aty është ë domosdoshme të dihet gjuha Turke Osmane (gjuha e vjetër Turke) e cila është e shkruar me alfabet arab dhe shumica e dokumenteve janë dorëshkrime që janë shkruar nga administrata e asaj kohe dhe që tani shumica prej tyre janë të digjitalizuar në kompjuter. Sa i përket historisë së Nishit me rrethinë, Preshevës, Bujanocit dhe rrethinës për të cilët kam hulumtuar pak a shumë, ka me mijëra dokumente që nevojitet punë ekipore për me arrit deri diku mi lexu dhe me i deshifru ato të dhëna.  Sigurisht që ato të dhëna janë tejet të rëndësishme për të kaluarën tonë përafërsisht pesë shekullore, kurse ne fatkeqësisht nuk jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre ose  nuk dëshirojmë  t’a dimë të kaluarën tonë në krahasim më fqinjët tanë që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe bëjnë çmos për ti lexuar dhe deshifruar ato dokumente.

 

Titulli: Kemi një numër të madh të studentëve shqiptar që po shkollohen në Turqi, ku një shumicë e madhe studiojnë përmes bursave që jepen nga Qeveria por edhe organizata të ndryshme. Cili është aktiviteti i këtyre studentëve atje.

Mead Osmani: Është e vërtet që ka një numër të madh studentësh në Turqi , thuajse nga gjithë Bota që mbështetën nga shteti Turk apo shoqatat e ndryshme me bursa, por sa i përket Ballkanit dhe në veçanti Shqiptarët unë nuk i di shifrat ë sakta, mirëpo ka me mijëra që studiojnë në lëmi të ndryshme duke filluar nga shkollimi  i mesëm e deri në doktoratë. Sa i përket aktiviteteve të tyre sigurisht që kanë aktivitete të ndryshme, mirëpo mu më duhet ti theksoj ato që ne i kemi në Bursa pasi që aty studioj. Në vitin 2010 një grup studentësh nga Ballkani që studionin për Master dhe Doktoratë në lëmi të ndryshme pranë Universitetit "Uludag" në qytetin Bursa të Turqisë, nisën të botonin revistën akademike-shkencore për studime ballkanike më emrin “BAD-Balkan Araştırmaları Dergisi/Journal Of Balkan Studies”. Në revistën BAD botohen materiale akademike në Turqisht dhe Anglsiht të cilat kanë si tematikë historinë, kulturën, ekonominë dhe vlerat e gjeografisë ballkanike. Revista në fjalë botohet një herë në gjashtë muaj dhe deri më tani janë botuar tetë numra. Me kalimin e kohës u shtua numri i studentëve që studionin në master dhe doktoratë prandaj lindi nevoja që revista BAD të zgjerohej me një organizim të ri. Pikërisht e kemi fjalën për qendrën “BAMER-Balkan Araştırmaları Merkezi/Qendra për Studime Ballkanike” e cila u themelua në fillim të vitit 2014. Edhe ne si hulumtues shkencor në sferën e historisë pranë Universitetit "Uludag" në qytetin Bursa  mundohemi të japim kontributin tonë për revistën BAD dhe qendrën BAMER.

 

Titulli: Kohëve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi i Turqisë me vendet e Ballkanit në shumë fusha. Si e shihni rolin e këtij shteti në të ardhmen dhe cila do të ishte porosia juaj për shoqërinë shqiptare në përgjithësi?

Më ardhjen në pushtët të partisë së Tajip Erdoganit AKP-së në vitin 2002, Turqia ka arritur një zhvillim të fuqishëm ekonomik që pranohet tashmë botërisht e cila ka përdorur politika të ndryshme e një ndër to është edhe ajo siç e quajnë edhe vet ata “zero probleme” më fqinjët.  Kurse sa i përket ndikimit të Turqisë në Ballkan padyshim që është shumë i rëndësishëm dhe luan një rol shumë të madh në fushën ekonomike, kulturore dhe edukative dhe ky ndikim është i dukshëm pothuajse në tërë Ballkanin. Mesazhi im për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë është që mos të ngurrojnë por të interesohen të shfrytëzojnë mundësit për t’u shkolluar jo vetëm në Turqi, por edhe në vende tjera në fusha të ndryshme e në veçanti në fushat që ne kemi nevojë më së shumti. Tash më ka filluar aplikimi për bursat e Turqisë (Turkey Scholarships), të shfrytëzohet kjo mundësi të shkollohemi të mësojmë të marrim përvoja tjera në vende të ndryshme me kultura të ndryshme, që të na ndihmoj kjo përvojë që ne pasandej t’a zhvillojmë vendin tonë në të gjitha sferat. Ne Besojmë që Turqia është vend i duhur për studime duke u mbështetur në eksperiencën tonë që tash më e kemi pasur në Turqi.

Për fund, pas falënderimit që më së shumti i takon Zotit, unë falënderoj Prindërit, familjen time, shokët, dashamirët edhe të gjithë ata që edhe me një fjalë ndoshta më kanë përkrahur. Një falënderim i veçantë shkon për portalin Titulli që ma dhatë mundësinë të jem pjesë e intervistës suaj. /Titulli.com/

Nga Redaksia 01.03.2015 01:24
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.