Valton Jakupi i përgjigjet kritikave të evropianëve, kërkon fond për kulturë e integrim
Lokale

Valton Jakupi i përgjigjet kritikave të evropianëve, kërkon fond për kulturë e integrim

04.Feb.2015 23:28
0
Nën organizimin e "žAkadeumi/seminarimis" të Arteve të Austrisë, në kryeqytet në Vjenë, është mbajtur seminari me temë "Integrimi në institucione shtetërore dhe mbrojtja e vlerave kulturore prej antivlerave", ku ndër pjesëmarrës të shumtë ishte edhe regjisori dhe aktori nga Lugina që vepron në Zvicër, Valton Jakupi.

Ligjërues të këtij seminari ishin ekspert të fushës së Kulturës dhe Integrimit si: Mag Wolfgang Pauli, Mag. Aleksandra Widhofner, Mag Valton Jakupi,  Mag. Norbert Ried, Mag Alex Smith etj.

“Integrim po, por jo asimilim”, dhe “I integruar në kulturën e vendit ku jetoj”, ishin temat e regjisorit nga Tërnoci i Bujanocit, Valton Jakupi, që ligjëroi në këtë Akademi. 

Siç i tha portalit informativ Titulli.com vet Jakupi, ai ligjëroi temën se si një i huaj në një shtet Evropian nuk duhet të asimilohet.

“Së pari ta dijë mirë kulturën dhe gjeografinë dhe historinë e vet, kështu që e ka më të lehtë për t’a mësuar edhe historinë dhe kulturën e atij vendi që është duke u integruar”, tha Valton Jakupi.

Në këtë seminar në Vjenë të Austrisë kishte edhe debate të ndryshme.  Vlen theksuar se disa pyetje janë shtruar edhe rreth Kosovës e Serbisë, me ç’rast janë kritikuar politikanët pasi më shumë rëndësi po i japin politikës dhe korrupsionit se sa çështjes kulturore dhe integrimit.

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe kritikave, regjisori Jakupi theksoi se Bashkimi Evropian (BE) për momentin është duke ndihmuar këto shtete vetëm në politik, dhe vet skenaret politike po i përgatit me ekspertët e saj, ndërsa aspak nuk është duke bërë sa i përket fushave te kulturës dhe integrimit.

“Mundeni të gjithë të kritikoni këto dy shtete, por fajtori qëndron këtu mes nesh, pasi asgjë gjer më tash nuk kemi bërë për këto dy shtete në këto fusha. Kritikat janë të mirëseardhura, por jo të kritikojmë  aty ku asnjëherë nuk kemi kontribuar”, u shpreh regjisori shqiptar.

Ai kërkoi përgjegjësi duke kontribuuar me investime në këto dy shtete në fushën e kulturës dhe integrimit, si dhe të investohet në mjetet e informimit.

Në këtë seminar u fol edhe për një fond të përbashkët të Bashkimit Evropian, me qëllim kryesor ndihmën në vendet e ndryshme që integrimi dhe kultura të arrin suksese të mëdha.

Organizimi i mbajtur në Austri mblodhi shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme, si dhe disa përfaqësues nga Ballkani.

Për interesimin e lart flet edhe pjesëmarrja e mëse 560 personave. Regjisori Valton Jakupi është i njohur për kontributin e tij në fushën e filmit, kulturës dhe integrimit në Evropë, sidomos në Zvicër.

Deri më tani në regji të tij kanë dalë në dritë disa filma e shfaqje teatrale./Titulli.com/

Tryezë për perspektivat ekonomike, Bujanoci e Presheva prezanton statistika
Minatorët në Medvegjë nuk do të radikalizojnë grevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration