Grasshopers kërkon Gjelbrim Taipin
Lokale

Grasshopers kërkon Gjelbrim Taipin

21.Jan.2015 16:05
0
Gjelbrim Taipin e thërret Grasshoppers. Mesfushori shqiptar, që aktualisht luan në kategorinë e dytë zvicerane me skuadrën e "FC Wil 1900", është bërë objekt transferimi për Grasshoppersin, skuadër e kategorisë së parë në të cilën luan edhe kuq-e-ziu tjetër Amir Abrashi.

Zviceranja “Blick” shkruan se 22 vjeçari i lindur në Bujanoc është duke u ndjekur nga Grasshoppers. Axel Thoma, drejtori sportiv thuhet t’i ketë hedhur sytë tek ai.

Aktualisht Gjelbrim Tahipi, i cili ka përfaqësuar në 9 ndeshje, shpresat e Shqipërisë, ka një kontratë deri në korrik të 2016-ës me skuadrën e Wil-it. Deri më tani ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, transmeton Asport.

Taipi u transferua nga Shkëndija te Wil në vitin 2013-të, ndërsa tanimë ka përballë mundësinë e artë për të luajtur në një ligë më të lartë.

Në fund portali zviceran ngre një pyetje thelbësore: “Mundet Gjelbrim Tahipi t’i rezistojë thirrjes joshëse të Grasshoppersit? /Titulli.com/

Bujanoc: Lyhet me benzinë dhe vetëdigjet (Foto)
Hapet ordinanca gjinekologjike dhe obstetrike, përvoja gjermane në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration