Serbia rrezikohet nga 'Tornado-t'
Lokale

Serbia rrezikohet nga 'Tornado-t'

28.Jun.2014 21:07
0

Nga e hëna, Serbia do të jetë nën kërcënimin e tornadove. Katastrofa alarmohet nga Drejtoria hidrometeorologjike e Serbisë. Në faqen zyrtare të kësaj drejtorie shkruhet se të hënën, më 30 qershor pritet moti i keq me rrebeshe shiu, breshër dhe erë të fuqishme. 

“Ruani kokën, do fluturojnë çati”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave serbe që transmetojnë deklaratat e ekspertëve, mbi tornadot, të cilat edhe pse nuk do të jenë si ato në SHBA, prapëseprapë do të kenë fuqi ciklonesh, sa mund të gllabërojnë çati shtëpish dhe pemë.Vorbulla e ajrit i ngjanë turjelës ose hundës së elefantit që zgjerohet në fund dhe rrotullohet shumë shpejtë. Rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale sjell rritje të përqendrimit të avujve të ngrohtë, kushte këto që mundësojnë katastrofa të tilla atmosferike",  thonë ekspertët e ndryshimeve klimatike.

Në 30 vitet e fundit shërbimi meteorologjik serb ka regjistruar gjithsej 4 goditje të tilla, ndërsa para disa kohësh regjistroi të pestën. Paralajmërohet se këto ciklone do të jenë më të shpeshta në të ardhmen. /Titulli.com/

Deputetët e Luginës ftohen nga kryeministri Rama me rastin e marrjes së statusit kandidatë
Bujanoc: Pas ndërtimit të objektit për refugjatë, konkurs i ri për shtëpi montuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration