QSA nisë aksionin, ndihmon 100 familje me "Shportën e Ramazanit" (foto)
Lokale

QSA nisë aksionin, ndihmon 100 familje me "Shportën e Ramazanit" (foto)

27.Jun.2014 22:05
0

Jemi vetëm disa orë larg syfyrit të parë të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, e pa dyshim si çdo vit edhe kësaj radhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, ka rifilluar realizimin e projektin tashmë të njohur “Shporta e Ramazanit”.

Sipas njoftimit të kësaj organizate gjet muajit të Ramazanit do t’u shpërndahet pako me ndihma ushqimore e higjienike 100 familjeve në nevojë në Luginë të Preshevës.

“Projekti do t’i ketë 3 fazat e tij të shpërndarjes gjatë tërë muajit të Ramazanit, në fillim, rreth mesit të muajit si dhe në fund të tij. Shporta do t’i përmbaje elementet bazë të ushqimit me disa produkte sanitare. Projekti iu është dedikuar familjeve të besimtarëve këtu në Luginë të Preshevës të cilat e kanë të vështire jetën në aspektin socio-ekonomik”, thuhet në njoftimin e QSA-së.

Ky projekt u mundësua falë mbështetjes së plotë që QSA gjeti  nga organizata gjermane Muslime Helfen.

“Projekti do të  ‘trokasë’ në 100 dyer të familjeve shqiptare në dy komunat Preshevë dhe Bujanoc me shpresën që bashkarishtë si shoqëri ta kalojmë këtë muaj në devocion dhe harmoni”, thuhet matej në njoftim.

Vlera totale e projektit është 10.000 euro. QSA me këtë rast shpreh mirënjohje të veçantë për organizatën Muslime Helfen që edhe kësaj radhe tregoi solidaritet me popullin e Luginës.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ia uron gjithë besimtarëve mysliman muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërim të mbarë duke shpresuar që ky muaj të jetë me plot bereqet dhe që përfundimi i tij të jetë me Faljen nga Zoti i Madhërishëm për gjithë agjëruesit./Titulli.com/

Një mashkull mbyt veten duke kërcyer nën tren
PD feston, Jonuzi si shkon?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration