Përfaqësuesi i BIPBM-së takon Ministrin e Drejtësisë Nikola Selakoviq
Lokale

Përfaqësuesi i BIPBM-së takon Ministrin e Drejtësisë Nikola Selakoviq

12.Jun.2014 02:35
0

Një delegacion i lartë i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi i udhëhequr nga Reis-ul-ulema, Adem ef. Zilkiq dhe përfaqësuesit e tri meshiateve: Myftiu i Sanxhakut, Hasib ef. Suloviq, myftiu nga Beogradi Muhamed ef. Jusufspahiq dhe myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) Nexhmedin ef. Saqipi, të hënën ( 9 qershor) janë takuar me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq.

Në një bisedë të hapur dhe miqësore ministri Selakoviq u njoftua për së afërmi me drejtuesit e tri Meshiateve nga Beogradi, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BIPBM, transmeton Titulli.

“Gjatë këtij takimi është diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohen Meshihatet, të cilat në mënyrë institucionale po mundohen t’i tejkalojnë ato”.

Sipas kumtesës së BIPBM-së, Ministri i Drejtësisë Selakoviq, ka shprehur gatishmërinë e institucionit të cilin e drejton, për ta mbështetur Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë dhe Meshihatet nga Beogradi, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, në rrugën e realizmit të kërkesave në frymën institucionale, duke krijuar kushte për zhvillimin e veprimtarive fetare në mënyrë institucionale.

“Ministri Selakoviq, gjithashtu predikon zgjidhjen jo të dhunshme dhe jo të ligjshëm të problemeve për të cilat vuan jo vetëm komunitetin Islamik, por edhe shoqëria në tërësi”, thuhet mes tjerash në njoftim./Titulli.com/

KKSH: Kosova me zgjedhjet parlamentare tregoi pjekuri të lartë politike
QSA mbanë Kuvendin e V-të, për kryetar rizgjedhë Dr. Lejlan Sadikun (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration