Konkursi po vazhdon, qytetarët mbeten të pa njoftuar?!
Lokale

Konkursi po vazhdon, qytetarët mbeten të pa njoftuar?!

27.Jun.2014 13:46
0

Konkursi i anuluar për ndarjen e mjeteve për organizata joqeveritare i shpallur nga Komisioni për ndarjen e mjeteve më 26 maj, ka vazhduar të mbetet i hapur deri më sot pas formimit të Komisionit të ri.

Lidhur me vazhdimin e konkursit për OJQ në komunë të Bujanocit edhe pas 13 qershorit, përveç atyre që punojnë në administratë, shumë pak, për të mos thënë fare nuk kanë qenë të njoftuar qytetarët.

Titulli ka mësuar se konkursi nga Komision i ri është vazhduar edhe pas datës 13 qershor, kur Komisioni i parë kishte paraparë skadimin e afatit për dorëzim të aplikacioneve.

Për vazhdim të këtij afati deri më 27 qershor dhe për mos njoftimin të opinionit përgjegjësinë duhet ta mbajë ndokush.

Në këtë rast siç kanë konfirmuar gazetarët e Titullit nuk është praktikuar vendosja e njoftimit në tabelën zyrtare në komunë, në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në  internet, si dhe ku duhet të merret formulari për aplikim.

Në ditën e sotme, në mesin e njoftimeve në këtë tabelë, në ndërtesë të administratës komunale, gjendet vetëm vendimi i ish kryetarit Zylqefli Sherifi, që sqaron arsyet e prishjes së konkursit.

A është me prapavijë “fshehja” e konkursit do të tregojnë koha, sidomos pas përzgjedhjes së organizatave për të përfituar mjete nga paraja publike./Titulli.com/

Ushtria e Shqipërisë refuzon të vije në Bujanoc në ushtrime të përbashkëta me Ushtrinë e Serbisë
KBI: Dikush ka nevojë për ndihmë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration