QSA ndihmon familjet e Luginës për stinën e Dimrit (foto)
Lokale

QSA ndihmon familjet e Luginës për stinën e Dimrit (foto)

18.Nov.2014 10:25
0
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta, këtyre ditëve filloi implementimin e projektit "Përkrahja Dimërore".

Sipas QSA-së, projekti ka për qëllim furnizimin me lëndë djegëse me nga 5 m3 drunj, familjeve në nevojë në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc, ku janë të përfshira 250 familje përfituese.

“Sasia e drunjëve të dorëzuara familjeve në nevojë, paraqet minimumin e nevojshëm për të ngrohur një ambient gjatë stinës së dimrit, me të cilën sasi mund të hyhet në stinën e dimrit. Në buxhetin familjar, kjo ndihmë zë vend të rëndësishëm, pasi mjetet financiare të dedikuara për blerjen e drunjëve, këto familje mund t’i dedikojnë për nevoja tjera”, thuhet në njoftimin e QSA-së me seli në Preshevë.

Kjo organizatë thekson se kriteret të cilat është duke i zhvilluar ndër vite për përfitim të ndihmave, mundësojnë së pari përzgjedhjen e familjeve në varfëri të skajshme, fëmijët jetimë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, familjet të cilat për shkaqe të befasishme nuk kanë arritur deri më tani të sigurojnë drunjtë për dimër etj.

Vlera e projektit “Përkrahja Dimërore” kapë shumën prej 50,000 eurosh dhe mbështetet financiarisht nga organizata gjermane “Muslime Helfen” – organizatë partnere e QSA-së.

QSA është e para ndër organizatat joqeveritare në mbarë trevat shqipfolëse në Ballkan, që është duke e realizuar këtë projekt dhe njëherit ka shërbyer si model për organizatat tjera, që t’a bëjnë të njejtin aktivitet.

Ky është viti i dytë që QSA është duke e implementuar këtë projekt. I njejti projekt është duke u implementuar nga QSA në Kumanovë, përmes të cilit do të përfitojnë 90 familje në nevojë nga 6 m3 drunj, banorë të komunës së Kumanovës dhe Likovës. /Titulli.com/

Bujanoc: "Ujku Platin 15", marrin pjesë marinsat e SHBA-së, Shqipëria refuzon
Gjykata vendos: Këshillat e shkollave në Bujanoc të kundërligjshëm (dokumenti)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration