Bujanoc: "Ujku Platin 15", marrin pjesë marinsat e SHBA-së, Shqipëria refuzon
Lokale

Bujanoc: "Ujku Platin 15", marrin pjesë marinsat e SHBA-së, Shqipëria refuzon

17.Nov.2014 12:36
0
Në bazën "Jug" të Bujanocit nga dita e sotme e deri më 28 nëntor, do të mbahet stërvitja taktike multinacionale "Ujku Platin 15".

Në këto stërvitje përveç njësisë së Ushtrisë së Serbisë, po marrin pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinsat e Komandës Evropiane të SHBA-së,  si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.

Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës, do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale.

Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut Platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara./Titulli.com/

U arrestua në Muçibabë, lirohet pas pagesës
QSA ndihmon familjet e Luginës për stinën e Dimrit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration