PVD: Edi Rama legjitimoi politikën tonë dhe partnerëve të saj
Lokale

PVD: Edi Rama legjitimoi politikën tonë dhe partnerëve të saj

14.Nov.2014 10:56
0

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, legjitimoi politikën e PVD-së duke e konsideruar atë si politikën e vetme të drejt dhe të pranueshme për Republikën e Shqipërisë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik.

 

Kumtesa e plotë FR të PVD-së

 

Në fjalimin e tij, mes të tjerash, kryeministri shqiptar tha:

“Dua t’i përgëzoj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Luginë për përfaqësimin në Parlamentin serb dhe në institucionet e këtij shteti”.

“Është një tjetër shembull ” vazhdoi Rama, “që shqiptarët japin për të treguar se kanë vullnet për dialog aty ku ka hapësirë për dialog dhe se kanë vullnet për bashkëpunim me shtetin ku jetojnë, gjë që u jep automatikisht të drejtën që të kërkojnë jo më shumë, por shumë më shumë nga shteti ku jetojnë”.

“Nga ana tjetër, këtë e shoh si një mundësi që përfaqësuesit tuaj jua japin juve, duke u bërë përçues të ëndrrave dhe të aspiratave të brezave më të rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike për t’i dhënë shumë qenies suaj këtu, si shprehje e një identiteti të pathyeshëm, të patjetërsueshëm dhe të paasimilueshëm”.

Rama më tej ka thënë: “Jemi në të drejtën tonë që të shpresojmë të gjithë së bashku, që politika në të gjithë komunitetet shqiptare të jetë diçka tjetër nga çfarë ka qenë tradicionalisht kur interesa të vogla, interesa palësh, interesa legjitime, por jo përfaqësuese të të gjithë interesit tonë të madh kombëtar, kanë mbizotëruar mbi interesat e njerëzve të zakonshëm”.

Duke përgëzuar partitë për krijimin e Këshillit kombëtarë, kryeministri shqiptar ka deklaruar: “Krijimi i Këshillit Kombëtar të Luginës mua më duket një dritë që tregon vazhdimin në drejtimin e duhur të rrugës për të dalë nga një tunel i gjatë. Duke i përgëzuar të gjithë aktorët dhe protagonistët e këtij Këshilli, unë dua t’u siguroj se bashkimi në këtë Këshill, jo vetëm e forcon, por e bën shumë më të arsyeshme forcën e shqiptarëve për të qenë kontributorë, por dhe përfitues në këtë shtet.

Është me rëndësi të përmendet që kryeministri Rama angazhimin e deputetit Halimi e Kamberi, e përshkroi  si një sakrificë të tyre personalo-politike, por  në të njëjtën kohë si kontribut të madh për popullin shqiptarë të kësaj ane.

Edi Rama, sikur e keni lexuar më lartë, krijimin e Këshillit Nacional (të cilin e formuan PVD dhe UDSH), e krahasoi me një dritë e cila tregon rrugën e duhur që mundëson daljen nga një tunel e gjatë. Në të njëjtën kohë, ai si kryeministër I Shqipërisë I përgzoi iniciatorët e Këshillit.

Edi Rama na legjitimoi edhe një herë. Politika jonë përsëri vazhdoi të triumfoi  ndaj politikave të shtrembëta turbo tallava të “patriotëve tanë të shitur”.

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik

Politikanë hapni sytë e veshët, Rama thotë: Shkëmbimi i territoreve është marrëzi
Kush po e kundërshton politikën e Shqipërisë në Luginë? (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration