Bujanoc:  Ndahen diplomat e kursit të gjuhës serbe (foto)
Lokale

Bujanoc: Ndahen diplomat e kursit të gjuhës serbe (foto)

25.Jun.2014 14:02
0

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë solemnisht diplomat për nxënësit shqiptarë që kanë ndjekur kursin gjashtë mujorë të  gjuhës serbe.

Kryetari i Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq vlerësoi se ky projekt do të ndihmojë shumë të rinjtë shqiptarë që do të punësohen nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

“Mundë të them se në të ardhmen nga qeveria e Serbisë ky rajon do të ndihmohet në shumë sfera e parase gjithash në zhvillimi e ekonomik. Përmes këtij kursi të rinjtë do të përmirësojnë komunikimin me institucionet e ndryshme dhe do t’u ofrohet një perspektivë më e mirë në këtë pjesë të shtetit”, tha Stankoviq.

Kursi i gjuhës serbe ka zgjatur 6 muaj dhe pjesëmarrës kanë qenë nxënës nga Bujanoci e Presheva, ndërsa ligjërues ishin profesorë të gjuhës serbe nga Beogradi dhe ndihmës lokal të këtij rajoni.

Një nga ndjekësit e kursit të gjuhës serbe Emine Iseni është shprehur e kënaqur më vijimin dhe mësimet në këtë shkollë.

“Mësimi i gjuhës serbe na mundëson që të kemi kontakte më të lehta derisa jemi nëpër institucione të ndryshme publike, punë, nëpër treg dhe kështu na bënë më të gjindshëm në çdo situatë”, tha vijuesja e mësimit, Iseni.

Projekti i shkollës së gjuhës serbe në Bujanoc  për nxënësit shqiptarë është përkrahur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi.

Sipas organizatorëve kjo ishte gjeneratë e dytë ndjekësve të shkollës së gjuhës serbe dhe kjo grup përbënte afro 150 ndjekës të kursit.

Përveç kryetarit, Zoran Stankoviq në solemnitetin e ndarjes së diplomave morën pjesës  shefi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore pranë administratës komunale të Bujanocit,Bajram Fejzullahu,  Kujtim Ismaili përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptarë dhe profesorë të kursit./Titulli.com/

Ekskluzive: Shefi i OSBE-së në takim me liderët e Luginës (foto)
Era shkakton dëme edhe në Luginë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration