Medvegja "flenë" mbi 547 milionë tonë minerale të arit dhe bakrit
Lokale

Medvegja "flenë" mbi 547 milionë tonë minerale të arit dhe bakrit

24.Jun.2014 16:04
0

Kompania “Dunav Minerali”, e cila në vendin Tular në komunë të Medvegjës kërkon bakër dhe ari, ka njoftuar të martën se në depozitat Kiseljak dhe Jelou Krik ( Yellow Creek) ka 547 tonë minerale të çmuara.

“Në këto depozita është vërtetuar përmbajtja prej 0,22 gramë ari për tonë dhe 0,23 për qind bakër. Kjo është 1,26 milionë tonë bakër dhe 120 tonë ari”, i ka thënë agjencisë “Beta” menaxheri për kërkime Phil Fox.

Ai ka sqaruar se në formulimin e raportit për depozitën Kiseljak është shfrytëzuar përmbajtja e kufizuar e metalit me supozimin se do të bëhet mihje sipërfaqësore, ndërsa për depozitën Yellow Creek është paraparë mihja nëntokësore.

“Duke pas parasysh në rezultatet inkurajuese ne jemi duke vazhduar me përllogaritjet ekonomike, vlerësimet e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike si dhe studimet shoqërore. Rezultatet paraprake të studimit mund të priten deri në fund të këtij viti”, ka paralajmëruar  Foks.

“Dunav Minerali” është kompani e regjistruar në Serbi me kapital kanadez dhe në marrëdhënie pune ka rreth 30 punëtorë./Titulli.com/

Mediat serbe: Pa shqiptarët e Luginës dhe Maqedonisë ku do të ishte Serbia e shteti fqinj?
Ekskluzive: Shefi i OSBE-së në takim me liderët e Luginës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration