Mbi 500 vende për studentë nga Lugina
Lokale

Mbi 500 vende për studentë nga Lugina

23.Jun.2014 19:49
0

Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen që ka mbajtur të hënën, nën drejtimin e ushtruesit të detyrës së rektorit, prof. dr. Arben Dërmaku, ka diskutuar përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014/2015.

Në këtë mbledhje u vendos që t’i propozohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, regjistrimi i 2 mijë e 411 studentëve të rinj, nga të cilët 2021 të rregullt dhe 390 me korrespondencë.

Në kuadër të këtij propozimi, parashihen edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës, ku numri i përgjithshëm i rezervuar për luginasit është 535 studentë, përkatësisht 415 të rregullt dhe 120 me korrespondencë, shkruan në portalin e gazetës "Epoka e Re".

Ushtruesi i detyrës së rektorit, prof. dr. Arben Dërmaku, ka thënë se një nga qëllimet e Universitetit është që krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studentët nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/

Tërnoc: Pacientët nuk durojnë më, ka mungesë të mjekëve dhe shkurtim të shërbimeve
Ushtria amerikane gati te zbres në bazën serbe "Jug" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration