Nga shkëmbimi Serbia fiton 1 mijë kilometër katror, Bujanoci dhe Medvegja mbeten
Lokale

Nga shkëmbimi Serbia fiton 1 mijë kilometër katror, Bujanoci dhe Medvegja mbeten

16.Aug.2018 10:43
0
Në raportin e përgatitur nga Fondacioni Soros, ajo që është më shqetësuese, është çështja e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Sipas raportit, “Propozohet që Kosova të marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit. Komunat e lartpërmendura de facto janë të integruara në sistemin ekonomik të Republikës së Serbisë dhe operacionalizimi i këtij skenari është pa turbulenca të theksuara shoqërore, etnike dhe në vetëqeverisje lokale”.

Katër komunat veriore, sipas raportit, kanë mbi 42 mijë banorë, ku Zveçani ka 10974 banorë, Zubin Potoku 6079 banorë, Mitrovica Veriore 11963 banorë dhe Leposaviqi 13005 banorë. Sipas autorëve serbë, katër komunat veriore të Kosovës kanë rreth 40% më shumë banorë se komuna e Preshevës dhe kanë 1000 kilometra katrorë më shumë sipërfaqe tokësore. “Diferenca prej 12 mijë banorë mund të vlerësohet si “fitim” demografik, për Republikën e Serbisë në skenarin për ndërrimin e territoreve. 

Gjithashtu me këtë rast Serbia fiton edhe 1000 km² sipërfaqe tokësore”. Te skenari i normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet ndërrimit të territoreve, për Republikën e Serbisë autorët vlerësojnë se subjekt i shkëmbimit, mund të jetë vetëm një komunë: Presheva. Duke u bazuar në disa statistika të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, të cilin në atë kohë shqiptarët e Luginës së Preshevës e kishin bojkotuar, autorët vlerësojnë se Presheva ka 29600 banorë, Bujanoci 38300 banorë, ndërsa Medvegja 7400 banorë. Sipas këtyre statistikave, në Bujanoc jetojnë 20452 shqiptarë, përkatësisht 53,4% dhe 12982 serbë e 4576 romë.

Për sa i përket skenarit të gjendjes së tanishme, pra pa asnjë marrëveshje midis palëve, ajo do të sillte pasoja negative afatgjata. Në radhë të parë, duke mbështetur situatën aktuale politike, perspektiva demografike është shumë pesimiste, pasi numri total i popullsisë mund të reduktohet me 44 për qind, deri në vitin 2060. Struktura e popullsisë do të ndryshojë balancën dhe do të jetë në favor të moshës së tretë. E shprehur në termat e GDP, fitoret potenciale nga marrja e territoreve të reja do të jenë të shumta. Serbia do të jetë përfituese e rreth 1.4 miliardë eurove, çdo vit.

Ideja e shkëmbimeve territoriale me Kosovën, nuk është hera e parë që diskutohet. Madje edhe më herët, janë bërë shumë studime dhe analiza, nga studiues të ndryshëm, me qëllimin e vetëm, zbrazjen e territoreve të Kosovës. Kujtojmë se një nga metodat më të parapëlqyera nga ana e Serbisë dhe e udhëheqësve të saj, ishte metoda e blerjes së shtëpive të kosovarëve. Menjëherë pas luftës së Kosovës dhe afrimit të shpalljes së pavarësisë, serbët filluan që të blinin shtëpitë e kosovarëve. Ata shfrytëzonin në masë varfërinë e banorëve të veriut të Kosovës dhe me këtë mënyrë shkohej drejt boshatisjes se territoreve kosovare. Këtë fakt në atë kohë, e vuri në dukje edhe ish-Kryeministri i kohës Agim Ceku, u cili theksonte, se ideja e shitjes së banesave dhe tokave nga ana e banorëve vendas, nuk ishte një ide e mirë.

Ky raport nuk shkon shumë larg, sesa programi i përgatitur nga Fondacioni Soros, në të cilën shkëmbimi i territoreve do të plotësojë buxhetin e Serbisë dhe do të bashkojë me Kosovën vende, të cilat nuk janë të zhvilluara ekonomikisht, pasi politika serbe i ka lënë të pazhvilluara. Në raport merret në shqyrtim edhe miniera e Trepçës.

Sipas raportit, Trepça është një zonë e pasur dhe atje gjenden minerale të rralla. Por raporti shkon më tej, duke thënë se, “Punëtorët serbë duhet të kenë një hapësirë të nevojshme në punën e tyre, të trajtohen njësoj me punëtorët vendas”. Kujdesi që duhet të tregohet nga ana e autoriteteve vendase ka të bëjë me përpjekjet, për sigurimin e kushteve më të mira për punëtorët e minierës dhe sigurimin e pagave të punonjësve.

Cvetanoviq: shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty
Medvegjë: Aty kultura shqiptare nuk depërton në festivale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration