Cvetanoviq: shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty
Lokale

Cvetanoviq: shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty

15.Aug.2018 13:12
0
Kryebashkiaku i Leskovcit, qytet në jug të Serbisë, Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t'i bashkohet Kosovës, transmeton Titulli.com raportimin e FoNet-it.

Sipas tij bashkimi i kësaj komune me Kosovën është “mision i pamundur”, meqë 90 për qind e banorëve që jetojnë në të i përkasin popullatës serbe, ndërsa shqiptarët janë vetëm numra në listën e votuesve, por nuk jetojnë aty.

Jemi dëshmitarë se me rastin e votimit dhe të cikleve zgjedhore një numër i madh shqiptarësh vjen nga Kosova për të votuar e pastaj një vit të tërë, ose deri në ciklin tjetër të zgjedhjeve, nuk shfaqet, është shprehur Cvetanoviq.

Siç citohet të ketë thënë ai, zënia në gojë e Medvegjës në kontekstin e korrigjimit të kufirit përbën atak në integritetin dhe sovranitetin e Serbisë.

“Nga kjo përrallë nuk do të ketë gjë”, ka thënë Cvetanoviq, transmeton Titulli.com.

Kamberi priti përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd
Nga shkëmbimi Serbia fiton 1 mijë kilometër katror, Bujanoci dhe Medvegja mbeten
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration