Ish-agjenti i CIA-s tregon se kush dëshiron shkëmbimin Kosovë-Serbi

Nga Redaksia 06.08.2018 08:37

Ka pasur këmbime të mjaftueshme prej sa mediat kanë nisur spekulimet për një ndarje apo këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Përderisa po krijohet përshtypja se Qeveria serbe po përpiqet ta përgatisë shtypin, publikun dhe hierarkinë ortodokse për një fund të lojës që do të përfshinte ndonjë këmbim toke, zhurma që vjen nga Prishtina e Beogradi flet për ngritjen e armiqësive nga elementet nga të dyja anët ndaj një marrëveshjeje të tillë, shkruan David B. Kanin profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Johns Hopkins University dhe ish-analist i lartë i Inteligjencies në CIA, në artikullin e botuar sot në Koha Ditore.

Kryetarët Vuçiq dhe Thaçi janë qartazi propozuesit kryesorë të një marrëveshjeje të tillë, që do të thotë se ideja nuk do të harrohet shpejt dhe se nëse nuk arrin të prodhojë ndonjë rezultat, kjo do të thotë se do të jetë vështirë që negociatat përmbajtjesore t'u kthehen binarëve (procesi i ndërmjetësuar nga Brukseli/Berlini është i parëndësishëm).

Versione të ndryshme të marrëveshjes për toka po dëgjohen – veriu i Mitrovicës për Serbinë në këmbim të ulëses në OKB për Kosovën dhe pjesë të Luginës së Preshevës në këmbim të veriut të Mitrovicës dhe Zubin-Potokut (me apo pa njohjen zyrtare nga Serbia të humbjes së pjesës më të madhe të ish-krahinës së vet), etj. 

Një element kyç në secilin version të këtij muhabeti është spekulimi për atë nëse SHBA-ja ka vendosur të heqë dorë nga zotimi ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimit ndaj çfarëdo ndryshimi të ardhshëm në Ballkan, që kanë qenë themelet e retorikës dhe politikës së saj gjatë dhe pas copëtimeve të ndryshme që kanë ndodhur me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Nga Redaksia 06.08.2018 08:37
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.